• Latest
  • Trending
  • All
Kancelari i vjetër, manovra e Napoleonit dhe Elbasani alla Palermo

Kancelari i vjetër, manovra e Napoleonit dhe Elbasani alla Palermo

29/11/2020
Njihuni me qytetet e pasura kineze ku pasagjerët lëvizin me taksi pa shofer

Njihuni me qytetet e pasura kineze ku pasagjerët lëvizin me taksi pa shofer

15/08/2022
Sherri Conte-Tuchel, çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

Sherri Conte-Tuchel, çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

15/08/2022
Nga koha tek jeta e përtejme, 10 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

Nga koha tek jeta e përtejme, 10 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

14/08/2022
“Perdja e zjarrit”! Ky është fenomeni i frikshëm që ndodhi gjatë natës shumë pranë Tiranës: U përfshinë disa qytete

“Perdja e zjarrit”! Ky është fenomeni i frikshëm që ndodhi gjatë natës shumë pranë Tiranës: U përfshinë disa qytete

14/08/2022
“Më dërgoi Zoti”! Futet në Gjykatë dhe i’u dorëzua rojës: Këngëtarit i njohur grek bënë “peshqesh” 1.5 milion euro policisë

“Më dërgoi Zoti”! Futet në Gjykatë dhe i’u dorëzua rojës: Këngëtarit i njohur grek bënë “peshqesh” 1.5 milion euro policisë

14/08/2022
Ngjarje e pazakontë! Nusja braktis të fejuarin në aeroport, i merr paratë dhe zhduket

Ngjarje e pazakontë! Nusja braktis të fejuarin në aeroport, i merr paratë dhe zhduket

14/08/2022
“Qetësohet” Ilir Meta

“Qetësohet” Ilir Meta

13/08/2022
Gazetarë britanikë zbarkojnë në “Londrën” e Shqipërisë: Familjet bosh, vajzat kanë mbetur beqare se nuk ka djem

Gazetarë britanikë zbarkojnë në “Londrën” e Shqipërisë: Familjet bosh, vajzat kanë mbetur beqare se nuk ka djem

13/08/2022
Përkujtimi i genocidit çam në Kuvendin e Shqipërisë, eurodeputeti grek ‘alarmon’ Brukselin. Komisioni Evropian i përgjigjet ‘thatë’

Përkujtimi i genocidit çam në Kuvendin e Shqipërisë, eurodeputeti grek ‘alarmon’ Brukselin. Komisioni Evropian i përgjigjet ‘thatë’

13/08/2022
Në Tiranë një rrezik i madh për qytetarët dhe mjetet qarkullimi i tyre kaotik! Prishtina ndalon qarkullimin e “dyrrotakëve” elektrik deri në daljen e rregullores

Në Tiranë një rrezik i madh për qytetarët dhe mjetet qarkullimi i tyre kaotik! Prishtina ndalon qarkullimin e “dyrrotakëve” elektrik deri në daljen e rregullores

13/08/2022
E trishtë në Greqi! Prindërit mbyllin të miturën në makinë: 8 vjeçarja ndërron jetë nga nxehtësia

E trishtë në Greqi! Prindërit mbyllin të miturën në makinë: 8 vjeçarja ndërron jetë nga nxehtësia

13/08/2022
Kam 7 vite që pres’! Fifi ka një lutje për Ramën!

Kam 7 vite që pres’! Fifi ka një lutje për Ramën!

13/08/2022
  • Kontakt
Monday, August 15, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Blog

Kancelari i vjetër, manovra e Napoleonit dhe Elbasani alla Palermo

29/11/2020
in Blog
A A
Kancelari i vjetër, manovra e Napoleonit dhe Elbasani alla Palermo
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

E çfarë frike keni për të ardhmen e Gjermanisë?

Kancelari i vjetër është 96 vjeç dhe disa më muaj më vonë vdes. Ndoshta më i dashuri për të gjitha kohërat për gjermanët, Shmidti thith thellë cigaren, që vetëm atij mund t’ia lënë në studiot e mëdha televizive, dhe thotë thjesht:

“Eh… është në qendër të Europës Gjermania, e ia kam frikën lakmisë së të tjerëve për të. Nuk të lë njeri, të mbash qendrën për një kohë të gjatë…”

Më vjen në mend koncepti i qendrës kur vij vërdallë Saarbrykenit si refugjat. Qyteti është periferi e Gjermanisë dhe mbahet me minierat, për të cilat gjermanë e francezë u grinë deri në kacafytje botërore.

Landin, që përfaqësohet prej tij, e mban prej kohësh me mjeshtërinë e tij Lafonteni, që ka qenë dhe kandidat për kancelar dhe ca kohë dhe shefi i socialdemokratëve gjermanë. Merr borxhe pafund në qendër. Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, minierat nuk kanë vlerë. Qymyri dhe çeliku vijnë nga Ukrahina më lirë dhe ato në shumicë shndërrohen në muze.

Gjermanët e gjejnë gjenialisht zgjidhjen. Ai është vërtet në periferi, por si koncept gjeografik në një Europë pa luftë, ai është në qendër të saj. Pozicion që, për shkak të konflikteve, ia kishte marrë Luksemburgu, të cilit ndoshta dhe për këtë shkak të mëdhenjtë e kësaj bote i kishin dhënë titullin shtet, çka e kishte lulëzuar pafund. Me tren nga Sarbrykeni, për dy tre orë kap pesë a gjashtë kryeqytete të Europës.

Në Sarlandë apo qendrën e landit, gjendet muzeu ku sheh se ka lindur një nga mareshallët më të ndritur të Napoleonit, mareshall Nej… E shikoj fytyrën e tij dhe konceptet për qendrën më vijnë prapë në mend. Mbetur pa ushtri dhe vetëm me djelmosha 14 a 15 vjeçarë, Napoleonit të madh i duhet të zmbrapsë ushtritë e koalicionit të të gjithë Europës që po mësyn Francën. I vendos ushtarët e tij fiks në qendër ku bashkohen pesë lumenj të vendit. Kjo për të qenë menjëherë i gatshëm që tu dalë përpara armiqv në drejtimet nga vijnë.

Të vijnë në mend shpejt nga këto punët e qendrës, kur dëgjon se kanë vendosur se në Elbasan do të ndërtojnë bashkinë e re në formë kulle…

Po Elbasani është qendër dhe fare afër, ku Samiu i Madh mendonte se do të ishte kryeqyteti i Shqipërisë. Sulltan Mehmeti e përforcoi me kala pas humbjes në Krujë me Skënderbeun, për të furnizuar ushtrinë duke e pasur parasysh dhe që ishte qendër e vëndit. E ndoshta e përjetësoi njëherë e mirë si vend tregtar.

Thua rron mirë dhe vërtet e kanë idenë se është qendër dhe duhet shfrytëzuar? Kam frikë se jo, dhe në këtë pikë duket se jemi dhe më prapa se Hoxha, që me gjithë çmendurinë e tij në ndërtimin e ekonomisë, e kishte më të qartë se ç’do të thoshte qendër e vendit. Kishte ndërtuar aty Metalurgjinë, Fabrikën e çimentos dhe mbante rezervat e shtetit. Duhej të ruante për gjithë këto mallra, konceptin e qendrës, pra brarazlargësinë e transportit nga të gjitha pikat e vendit.

Mbarimi i Luftës së Ftohtë, ashtu si dhe minierave të Sarbrykenit, i dha fund edhe metalurgjisë, edhe çimentos, edhe rezervave të shtetit si koncepte. Po çfarë ngeli?

Ky qytet tipik tregtar, që nga kohët e largëta dhe nga rrethet më të vogla të Shqipërisë në kohën e metalurgjisë e çimentos, u fry me një forcë punëtore të ardhur nga gjithë vendi, ndoshta në masën 30 a 40 mijë njerëz. Sa u bënë këta dyzet vjet në këtë rreth të vogël, që duke pasur natyrë tregtare, kishte pak tokë pronë për vete pale për të ardhurit. Ndoshta u shumuan në rrëmpallën e tranzicionit në 100 mijë të tjerë?

Dhe natyrisht që vjen pyetja fatale. Si rrojnë këta njerëz e çfarë resursesh kanë?

Nuk e di a ku vajtur mendja atyre që e kanë qeverisur Shqipërinë këto tridhjetë vjet pas 1990-tës, por për vete nuk e kam të vështirë të marr përgjigje.

Elbasani i tanishëm nuk ka asnjë arsye të mos i ngjajë Palermos. Duam apo nuk duam, të tëra ato që thashë më lart kanë atë pasojën e qartë. Kjo shtesë e pafundme dhe jo natyrale e Elbasanit do të përpiqej të mbijetonte me çdo mënyrë. Dhe natyrisht të vjen të qeshësh e të qash kur mendon, se kjo punë mund të rregullohet me një rend të fortë, etj, etj. Asnjë qeveri nuk do ta arrijë këtë. Po ç’të bëjmë? Nuk e di…

Gjithnjë kur flas për Korridorin e tetë, them thjesht se Shqipëria duhet të lidhë “Rripin e pantallonave”. Dhe “Tokëza” e këtij rripi është Elbasani…

Përfytyroj në atë romantizimin tim budalla, që rrugët e ardhura nga portet Durrës e Vlorë kryqëzohen si dikur afër Elbasanit për të ringjallur Egnatian. Përfytyroj akoma më keq. Aty në rrethrrotullimin e Rrogozhinës rri përmendoirja e Konstandinit të Madh të Ilirisë, që tregon me dorë botën që krijoi Konstandinopojën e madhe.

Është e kotë që ëndërroj. Korridorin e tetë nuk do ta bëjnë kurrë. Pas Elbasanit do të mbeten prapë ca qytete që mund të ishin xhevahirët që rrethonin atë, Librazhdi e Prrenjasi. Po e kam kot. Ata do të mbeten e ndoshta do të lihen si qytetet më të shëmtuar të Europës a globit, për t’u treguar të tjerëve mjerimin tonë mendor.

Korridorin nuk e bëjmë dot. A ndoshta nuk na lënë të tjerët. Po qendrën e Shqipërisë, qendrën e saj duhet ta bëjmë. Me shumë shkolla si Sarbrykeni që i shndërroi nga më të mirat e Europës, a me çfarë tu dojë zemra.

Po nuk e bëmë nuk na mbetet të shohim çdo ditë sesi kryeqendra gjeografike e Shqipërisë do të mbajë era Palermo. Sot dhe nesër. E kjo duam apo nuk duam ne. (Konica.al)

Share198Tweet124
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Njihuni me qytetet e pasura kineze ku pasagjerët lëvizin me taksi pa shofer

Njihuni me qytetet e pasura kineze ku pasagjerët lëvizin me taksi pa shofer

15/08/2022
Sherri Conte-Tuchel, çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

Sherri Conte-Tuchel, çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

15/08/2022
Nga koha tek jeta e përtejme, 10 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

Nga koha tek jeta e përtejme, 10 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

14/08/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In