Por akuzat e njëpasnjëshme nga ana e opozitës kanë sjellë edhe reagimin e Partisë Socialiste. Ministri i Turizmit Blendi Klosi nga Fieri, u ka dhënë përgjigje të gjitha akuzave politike të bëra kundrejt inceneratorit në këtë qark, duke thënë se ai është drejt përfundimit dhe brenda afateve kohore të përcaktuara në kontratë.
Klosi ka theksuar se 3 vitet e para janë për t’u ndërtuar impianti, 4 vite për të bashkëpunuar kompania me bashkinë dhe pas 7 vitesh do t’i kalojë bashkisë. “Siç shikoni inceneratori i Fierit është në përfundim, ai nuk është një fjali dhe as blerja e një pajisje por është një vepër e madhe publike që siç ua përmenda kanë përfunduar të gjithë elementët e saj.
Ka përfunduar impianti i trajtimit të ujërave të mbetjeve ka përfunduar të gjithë landfillet jo vetëm ato për mbetjet urbane por edhe për hiret, kanë përfunduar të gjithë veprat publike, ka përfunduar impianti i trajtimit të mbetjeve të riciklueshme dhe siç e shikoni brenda muajit dhjetor që është kontrata 3-vjeçare për të përfunduar, ky impiant përfundon edhe inceneratori që e shikoni atje sonda që po montohen dhe gjithë të tjerat.
Brenda 7 viteve që ka jetën ky incenerator për ti kaluar pastaj bashkisë pra koncesioni është për 7 vjet dhe 3 vjetët e para janë për të ndërtuar impiantin dhe 4 vite për të bashkëpunuar kompania me bashkinë për të gjetur mënyrën e menaxhimit për të grumbulluar të gjithë mbetjet nga i gjithë qarku në këtë impiant dhe pastaj impianti i kalon përfundimisht baskisë”, tha Klosi.