• Latest
  • Trending
  • All
La universitetin për t’iu përkushtuar mafias, rrëfehet “kapiteni”: Fitoja shuma të mëdha parash në të zezë, më mungon ajo jetë

La universitetin për t’iu përkushtuar mafias, rrëfehet “kapiteni”: Fitoja shuma të mëdha parash në të zezë, më mungon ajo jetë

12/06/2022
Sali Berisha zbulon planin e bashkëpunimit me Ilir Metën: Ja kush do ketë rol kryesor

Sali Berisha zbulon planin e bashkëpunimit me Ilir Metën: Ja kush do ketë rol kryesor

24/06/2022
Pesë vende të Shengenit nuk e njohin Republikën e Kosovës: As një shans të hiqen vizat për kosovarët pa njohjen e tyre! Raportuesja për Kosovën në PE zbulon fajtorin e parë: Nuk është vetëm Macroni!

Nëse doni të hyni në BE ose nisni një luftë me fqinjët ose rrezikohen nga ndonjë konflikt i armatosur! Zbulohet lëvizja e re e BE-së: Ja cilit shteti i konfirmoi statusin e kandidatit për anëtarësim të plotë

10 ditë që është hapur, ngordh luani në Kopshtin Zoologjik?

10 ditë që është hapur, ngordh luani në Kopshtin Zoologjik?

14/06/2022
Erdhën me postë urgjente, do përdoreshin nga grupet kriminale! Mbi 4 mijë karta sim në Rinas: Policia nis hetimet me autoritetet britanike

Erdhën me postë urgjente, do përdoreshin nga grupet kriminale! Mbi 4 mijë karta sim në Rinas: Policia nis hetimet me autoritetet britanike

14/06/2022
Befason Alketa Vejsiu, rrëfen për herë të parë një nga momentet më të vështira të jetës së saj: Prindërit e mi nuk kishin…

Befason Alketa Vejsiu, rrëfen për herë të parë një nga momentet më të vështira të jetës së saj: Prindërit e mi nuk kishin…

14/06/2022
“E qeshura e Koçit më e bukur se meloditë e Moxartit”! Ja pse dështoi ‘Zonja nga fshati’”

“E qeshura e Koçit më e bukur se meloditë e Moxartit”! Ja pse dështoi ‘Zonja nga fshati’”

14/06/2022
Ua, ç’është kjo të vish deri këtu dhe….

Ua, ç’është kjo të vish deri këtu dhe….

14/06/2022
“Po kujt i intereson se e ka vëllain e arratisur”! Si shpëtoi Enver Hoxha të madhin Robert Ndrenika?

“Po kujt i intereson se e ka vëllain e arratisur”! Si shpëtoi Enver Hoxha të madhin Robert Ndrenika?

14/06/2022
VIDEO/ E pazakontë! E mundi në lojën me dolli, dhëndri godet me grushte nusen në ditën e dasmës

VIDEO/ E pazakontë! E mundi në lojën me dolli, dhëndri godet me grushte nusen në ditën e dasmës

13/06/2022
Shqipëria kthehet shumë vite mbrapa, kuqezinjtë harrojnë “shijen” e fitores, ndaj Estonisë vetëm barazim

Shqipëria kthehet shumë vite mbrapa, kuqezinjtë harrojnë “shijen” e fitores, ndaj Estonisë vetëm barazim

13/06/2022
VIDEO/ “Kosova është Serbi”, huliganët serbë rrihen nga tifozët suedezë, momenti i përpla

VIDEO/ “Kosova është Serbi”, huliganët serbë rrihen nga tifozët suedezë, momenti i përpla

13/06/2022
  • Kontakt
Thursday, June 30, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Bota

La universitetin për t’iu përkushtuar mafias, rrëfehet “kapiteni”: Fitoja shuma të mëdha parash në të zezë, më mungon ajo jetë

12/06/2022
in Bota
A A
La universitetin për t’iu përkushtuar mafias, rrëfehet “kapiteni”: Fitoja shuma të mëdha parash në të zezë, më mungon ajo jetë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dikur ai ishte një prej ushtarëve më të besuar të familjes mafioze njujorkeze Colombo, ndërsa sot – 30 vite pasi ka hequr dorë nga ajo jetë – është shndërruar në folës dhe motivues publik.

Michael Franzese ishte një mafioz tipik i Nju-Jorkut të viteve 1980. Si djali i një bosi, e zgjodhi shpejt rrugën që do të ndiqte në jetë, në gjurmët e të atit. i shkathët dhe i zoti, ai do të ngjiste shpejt shkallët e botës së krimit.

Pasi i ati i tij, John “Sonny” Franzese, u arrestua në vitin 1967, Michael la universitetin për t’iu përkushtuar Mafias. Nga ushtar, arriti të bëhej “kapiten” dhe fitoi para të madhe duke u marrë me tregtinë e karburanteve.

“Kam qenë një tip agresiv dhe isha me fat që dija sesi të përdorja atë jetë për të përfituar në biznes. Mësoja shpejt, dhe kisha një mësues të madh, tim tatë, dhe dëgjoja me vëmendje. Kështu që e kuptova sesi mund të përfitoja nga ajo jetë. Kisha nuhatje për biznes. Kështu që rruga që ndoqa, duke u bërë sipërmarrës në atë lloj jete, më bëri që të fitoja shuma të mëdha parash, në të zezë dhe në disa biznese të ligjshme që kisha. Kur futesh në atë jetë, e nis si ushtar, ai është titulli zyrtar që merr pasi bëhesh pjesë e organizatës. Dhe në vitet 1980, bosi i familjes sime tha: “Mike, po bën një punë të mirë”, dhe më emëroi kapo”.

Fama që fitoi në radhët e Mafias bëri që të përmendej edhe në filmin e famshëm të vitit 1990 “Goodfellas”, me regji të Martin Scorsese.

Sot, 70-vjeçari shëtit botën dhe tregon jetën e tij të dikurshme. “Ndihem me shumë fat, tejet i bekuar që kam dalë nga ajo jetë, dhe që jam gjallë e i lirë. Ua them gjithmonë njerëzve, nëse je pjesë e asaj jete dhe vdes i moshuar dhe i lirë, atëherë mund të thuash që ke arritur diçka. E kam me të vërtetë. Sepse shumica e njerëzve që njoh që kanë bërë atë jetë, të gjithë, janë ose të vdekur ose në burg përjetë. Kështu që ndihem shumë e bekuar që ia kam dalë dhe që jam në gjendje të kem një jetë dhe familje, kam një grua që dashuroj, fëmijë që dashuroj dhe një karrierë”.

Megjithatë, Franzese pranon se jeta e mafiozit është joshëse për këdo. “Kur kujtoj atë kohë, njerëzit më thonë, Michael, a të mungon ndonjë gjë nga ajo jetë? Dhe përgjigja është po, më mungon. Dua të them, më mungon shoqëria që kishim me djemtë e mi. Për mua, në atë kohë, nuk kishte gjë më të fuqishme se kjo lidhje mes burrave, “unë të ruaj shpinën, ti timen”. Ishim shumë të afërt, një grup shumë i ngushtë. Më mungojnë ato kohë. Ishin kohë të bukura. Por, ta dini, kishte edhe shumë kohë të vështira, që tejkalojnë të mirat”.

Vendimi për të lënë Cosa Nostra-n, pasi kishte qenë pjesë e asaj bote për vite, sigurisht ishte i vështirë. “Duhet ditur që po shkelja betimin. Isha duke tradhtuar betimin që kisha bërë. Po zhgënjeja tim atë dhe në fillim u ndjeva tmerrësisht në faj. Kështu që pata këtë përplasje emocionesh dhe ndërgjegjeje. Bija për të vjetur duke vendosur të largohesha nga ajo jetë, dhe kur zgjohesha isha prapë i zhytur në të. Thjesht nuk mund ta kapërdija. Dhe e dija që pasi të largohesha vërtet, do të kisha probleme. Sepse nuk mund t’i shpëtosh asaj jete”.

Pasi doli nga burgu dhe publikimit të një libri me kujtimet nga jeta si mafioz, Franzese iu përkushtua fjalimeve publike, për të ndërgjegjësuar të rinjtë që të mos ndërmerrnin atë rrugë.

“Gjithmonë i kam pasur për zemër të rinjtë, dhe kam bërë burg. Kam kaluar shumë kohë në burg, me shumë të rinj në sistem. Përpiqesha të isha një mentor për ta dhe t’i ndihmoja. Dhe pasi dola nga burgu, më erdhi në mendje që të bëja të njëjtën gjë. Ndjeva se e kisha këtë përgjegjësi. Kështu që u flas të rinjve nëpër institucione riedukimi, u them se çfarë do të thotë që të bësh jetë rruge dhe sesi do të përfundojnë”.

“Nëse ka një gjë të mirë, është se njerëzit, sidomos ata të rrugës, e shohin Mafian, Costa Nostra-n, si bandën më të mirë në botë. Kështu që kur flas, më dëgjojnë. Kam besueshmëri tek ata. Dhe kjo është e rëndësishme. Mendoj se kam pasur mundësinë të lë shenjë të jashtëzakonshme tek të rinjtë në 25 vitet e fundit”.

Kush është familja mafioze e Nju-Jorkut, Colombo

La universitetin për t’iu përkushtuar mafias, rrëfehet

Një prej “5 familjeve” që dominuan aktivitetet e organizatave kriminale në Nju Jorkun e shekullit XX, familja Colombo ishte ndoshta më famëkeqja e Mafias Amerikane.

Rrënjët i gjen te Joseph Profaci, bosi i grupit në fund të viteve 1920. Në vitet 1950, pas disa luftërash të brendshme, familja u riorganizua nën drejtimin e Joseph Colombo. Në fillim të viteve 1990, fraksionet përçanë organizatën dhe drejtimin e mbajti Alphonse Perisco, deri sa ndërroi jetë në burg, në vitin 2019.

Në vitin 2021, FBI arrestoi kreun aktual të familjes, Andrew Russo, 87 vjeç, zëvendësin e tij, 83-vjeçarin Benjamin Castellazzo, si dhe 7 anëtarë të tjerë të familjes. FBI beson se familja është ende aktive në botën e krimit të organizuar, por është më e dobëta ndër “5 familjet” mafioze të Nju-Jorkut.

Share204Tweet128
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sali Berisha zbulon planin e bashkëpunimit me Ilir Metën: Ja kush do ketë rol kryesor

Sali Berisha zbulon planin e bashkëpunimit me Ilir Metën: Ja kush do ketë rol kryesor

24/06/2022
Pesë vende të Shengenit nuk e njohin Republikën e Kosovës: As një shans të hiqen vizat për kosovarët pa njohjen e tyre! Raportuesja për Kosovën në PE zbulon fajtorin e parë: Nuk është vetëm Macroni!

Pesë vende të Shengenit nuk e njohin Republikën e Kosovës: As një shans të hiqen vizat për kosovarët pa njohjen e tyre! Raportuesja për Kosovën në PE zbulon fajtorin e parë: Nuk është vetëm Macroni!

24/06/2022
Nëse doni të hyni në BE ose nisni një luftë me fqinjët ose rrezikohen nga ndonjë konflikt i armatosur! Zbulohet lëvizja e re e BE-së: Ja cilit shteti i konfirmoi statusin e kandidatit për anëtarësim të plotë

Nëse doni të hyni në BE ose nisni një luftë me fqinjët ose rrezikohen nga ndonjë konflikt i armatosur! Zbulohet lëvizja e re e BE-së: Ja cilit shteti i konfirmoi statusin e kandidatit për anëtarësim të plotë

24/06/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In