Një tërmet i fuqishëm është regjistruar disa orë më parë në detin Mesdhe.
Lëkundjet më të forta janë ndjerë në Greqi, si në Athinë, në ishullin e Kallamatës dhe Methóni, ndërsa lëkundja është ndjerë në Libi, por lehtë edhe në disa shtete të tjera.
Në të njëjtën kohë, është ndjerë edhe në vende të tjera si Maltë, Itali, Shqipëri, Kroaci dhe Kosovë.
Tërmeti i raportuar fillimisht me magnitudë 6.2 ballë, u rishikua më pas me 5.9 sipas Emsc. Lëkundja e tërmetit është regjistruar rreth orës 01:43 minuta me orën lokale greke.
Raportohet se lëkundjet u ndjenë në Gjirokastër e deri në Vlorë.
Epiqendra u raportua nën dyshemenë e detit Mesdhe me një thellësi rreth 10 km, megjithatë nuk pati paralajmërim të menjëhershëm për tsunami.
EMCS thotë se tërmeti mund të jetë ndjerë nga 20 milion njerëz.