• Latest
  • Trending
  • All
Maria Kalas, fëmija i padëshiruar që u shndërrua në legjendë e skenave operistike të një shekulli

Maria Kalas, fëmija i padëshiruar që u shndërrua në legjendë e skenave operistike të një shekulli

21/09/2021
Ofendimet anti-shqiptare, fansat kundër United për Arnautoviç

Ofendimet anti-shqiptare, fansat kundër United për Arnautoviç

08/08/2022
Djalit të politikanit të njohur i kapet një shumë e madhe parash në makinë të fituara në kazino me hile, në bashkëpunim me kuperin

Djalit të politikanit të njohur i kapet një shumë e madhe parash në makinë të fituara në kazino me hile, në bashkëpunim me kuperin

08/08/2022
Greqia me të ardhura rekord nga sezoni turistik

Greqia me të ardhura rekord nga sezoni turistik

08/08/2022
Këta janë të rinjtë që i zunë pritë Luigj Markut, i kishin bërë be që do ta kapnin

Këta janë të rinjtë që i zunë pritë Luigj Markut, i kishin bërë be që do ta kapnin

08/08/2022
VIDEO që po ‘thyen’ rrjetin/ Degjeneron keq situata, studio e TV kthehet në “ring boksi”: Deputeti rreh pa mëshirë gazetarin, i vjen në ndihmë edhe truproja e tij, arrestohet!

VIDEO që po ‘thyen’ rrjetin/ Degjeneron keq situata, studio e TV kthehet në “ring boksi”: Deputeti rreh pa mëshirë gazetarin, i vjen në ndihmë edhe truproja e tij, arrestohet!

08/08/2022
Ngjarje e rëndë! Polici i dehur ekzekuton me plumb në kokë kampionin botëror të arteve marciale (Detajet)

Ngjarje e rëndë! Polici i dehur ekzekuton me plumb në kokë kampionin botëror të arteve marciale (Detajet)

08/08/2022
“Ky është kulmi”! Vdekja tragjike e aktorit shqiptar në SHBA dhe bashkëshortes së tij, Roland Bejko kap detajin dhe bën reagimin e revoltuar: Fëmijët kur të rriten…

“Ky është kulmi”! Vdekja tragjike e aktorit shqiptar në SHBA dhe bashkëshortes së tij, Roland Bejko kap detajin dhe bën reagimin e revoltuar: Fëmijët kur të rriten…

08/08/2022
Konsulli gjerman rreh për vdekje partnerin e tij, si u mundua të fshihte provat

Konsulli gjerman rreh për vdekje partnerin e tij, si u mundua të fshihte provat

08/08/2022
Vriten 4 myslimanë në SHBA, reagon ashpër Biden: Këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë

Vriten 4 myslimanë në SHBA, reagon ashpër Biden: Këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë

08/08/2022
Shqiptarët me “tokë” edhe në malet e Greqisë! Kapet parcela me vlerë 10 mln euro: Mediat greke zbulojnë kush është ‘koka e grupit’

Shqiptarët me “tokë” edhe në malet e Greqisë! Kapet parcela me vlerë 10 mln euro: Mediat greke zbulojnë kush është ‘koka e grupit’

08/08/2022
Ngjarje e rëndë! Turistja hidhet me parashutë në Greqi: Skafi e tërheq zvarrë dhe e vret në sy të familjes

Ngjarje e rëndë! Turistja hidhet me parashutë në Greqi: Skafi e tërheq zvarrë dhe e vret në sy të familjes

08/08/2022
Shihni kriminelët serbë me uniformë të UÇK-së duke djegur shtëpitë e shqiptarëve

Shihni kriminelët serbë me uniformë të UÇK-së duke djegur shtëpitë e shqiptarëve

08/08/2022
  • Kontakt
Tuesday, August 9, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Maria Kalas, fëmija i padëshiruar që u shndërrua në legjendë e skenave operistike të një shekulli

21/09/2021
in Aktualitet
A A
Maria Kalas, fëmija i padëshiruar që u shndërrua në legjendë e skenave operistike të një shekulli
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Maria Kalas ishte dhe mbeti legjenda e skenave operistike të një shekulli. Shkëlqimi i fuqishëm i këtij ylli do të reflektonte në një qiell që nuk ishte gjithnjë i kthjellët. Megjithatë ajo u shua duke mbetur një vezullim në universin e lavdisë.

U tha se ishte një fëmijë i padëshiruar, sepse lindi vajzë. Prindërit e Maria Kalas, pas vdekjes së djalit të vetëm Vassilis, të dëshpëruar, shkuan aq larg me padurimin e tyre për të patur një djalë, sa të këshilloheshin me një astrolog. Kur Maria lindi, e ëma ishte aq e shqetësuar dhe e zhgënjyer sa refuzoi ta shihte vajzën e vogël për katër ditë më radhë. Ndoshta edhe për shkak të këtij fillimi të keq, marrëdhënia e Marias me të ëmën kaloi për një farë kohe nëpër një terren të thyer. Vetë ajo rreket ta dëshmojë, duke shtuar se: “Motra ime ishte elegante, e bukur dhe miqësore dhe nëna ime preferonte gjithmonë atë. Unë isha rosa e shëmtuar, e shëndoshë dhe e plogët dhe jopopullore.

Është mizore të bësh një fëmijë të ndihet i shëmtuar dhe i padëshiruar… Nuk do ta fal kurrë që më largoi tutje fëmijërinë. Gjatë gjithë viteve mund të kisha luajtur dhe të isha rritur, unë isha duke kënduar ose duke bërë para”. E megjithatë nëna mbetet nënë, dhe nëna e Marias e dëshmoi këtë përmes një sakrifice ngadhënjyese për të ndjekur me insistim ëndrrën e madhe të së bijës. Me mundësitë kundër ajo u përpoq dhe arriti.

Maria Kalas ishte dhe mbeti legjendë e shekullit që lamë pas. Çdo përpjekje e saj për të arritur majat do të kalonte nga një dritë e fuqishme si një shkrepëtime. Ajo diti se si të hidhte hapat për tu ngjitur në skenën e operës dhe atë të lavdisë. Kishte gjithnjë diçka ndryshe, një vezullim të hirshëm dhe një vokal të fuqishëm, melankolik, të mallshëm, pikëllues dhe shpërthyes. Zotëroi skenat e mëdha dhe pushtoi zemrat e një admiruesi të rafinuar mbarëbotërorë.

I ra të hidhej hovshëm në krahët e dashurisë dhe t’i blatonte një shpirt të pastër dhe të dritshëm këtij vullneti. U desh edhe të rrëzohej me plagë të rënda, të ringrihej dhe të luftonte, të dashuronte dhe të rrezatonte. Jetoi tragjikisht në skenë, në personazhe, por edhe në jetë.

Vallë po e ndiqte mallkimi i fëmijës së padëshiruar? Ndoshta shpesh shumë gjëra janë të parathëna, sepse përvojat e kaluara i ushqejmë hera-herës, siç bëri Maria, e cila megjithëse arriti të ngjitej ndoshta më lart se asnjëra e kohës së saj, zemra e çoi në delir, sikurse e degdisi në zemërthyerje. Faji i saj, i fatit, apo çfarë?!

Megjithatë ajo ishte dhe mbeti Maria Kalas, legjenda e një shekulli që u shua më 16 shtator 1977, nga një atak në zemër, kur ishte vetëm 53 vjeçe, kur kishte bërë të pavdekshëm kreshtat operistike, Violetta, Tosca dhe Norma,

“Shpërndani hirin tim në detin Egje. Do të përqafoj Ariston tim, nëpërmjet ujërave të detit?”.

Ky do të ishte amaneti i fundit i divës, këngëtares lirike Maria Kalas. Shkoi me paqe në shpirt dhe me plagë në zemër. Vdekja e saj ishte shuarja e një ylli. Ishte mbyllja e një sipari që magjepsi botën, fikja e një zëri që ende përshkon kujtesën e sublimes së artit. Ishte kapitulli mbyllës i një legjende, i një jete mbushur me lavdi dhe humbje, përshkruar nga lumturia e pamasë dhe hidhërimi i thellë; nga duartrokitjet e pambarimta, shprehje e suksesit në skenat botërore si dhe vuajtjet e shpirtit; një karakter dëshmues i një force të madhe dhe i një brishtësie delikate; një gërshetim cilësish dhe dobësish njerëzore, si rrallë herë të ndeshura tek një njeri, të mbizotëruara nga fama dhe dështimi, që përcaktojnë dritëhijet e jetës së artistes, por dhe të femrës së jashtëzakonshme.

Kalvari i gjatë i jetës artistike dhe i asaj private do të gërshetohej në mënyrë të tillë sa duket e pabesueshme për të qenë e vërtetë. Bota e artit do të kishte të pamundur të pikaste mes yjeve të shkëlqimta të skenës së një shekulli një personalitet të përmasave të tilla si Maria Kalas. Ajo jetoi duke rrokur një interesim të pagjasë të publikut, një ngulm të medies, një lavdi që ishte shkruar në skenë për të reflektuar në qiell. Edhe vdekja e saj e parakohshme rroku një pikëllim të të njëjtave përmasa sa dhe të gjallët, gjithçka e saj, nga hapi fillues në sfidat e skenës deri në pragun e beftë të ndalimit të zemrës. /Nga Albert Vataj/

Share202Tweet126
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ofendimet anti-shqiptare, fansat kundër United për Arnautoviç

Ofendimet anti-shqiptare, fansat kundër United për Arnautoviç

08/08/2022
Djalit të politikanit të njohur i kapet një shumë e madhe parash në makinë të fituara në kazino me hile, në bashkëpunim me kuperin

Djalit të politikanit të njohur i kapet një shumë e madhe parash në makinë të fituara në kazino me hile, në bashkëpunim me kuperin

08/08/2022
Greqia me të ardhura rekord nga sezoni turistik

Greqia me të ardhura rekord nga sezoni turistik

08/08/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In