Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e djeshme bëri me dije se nga e hëna e në vazhdim do të hapen disa biznese për të vijuar punë normalisht.
I moshuari tregon kurën për koronën dhe i këshillon të gjithë ta përdorin: Ja si e shkatërruam virusin më 1979, çfarë konsumoj unë çdo mëngjes (Ka edhe një mesazh për Ramën)
Rama në Facebook theksoi se të gjitha bizneset që do të rihapen duhet të aplikojnë masa strikte sigurie për punonjësit e tyre. Lista parashikon rihapjen e aktivitetit për tregtinë me shumicë dhe pakicë për disa produkte. Kështu do të lejohet tregtia veshjeve, artikujve të ngjashëm, ajo e mishit, peshkut, elektroshtëpiaket, luleve, automjeteve dhe pjesëve të automjeteve, kafshëve, bimëve, etj.
Gjithashtu do të lejohet edhe aktiviteti i hoteleve dhe strukturave të tjera të ngjashme. Do të vijojnë të qendrojnë të mbyllura baret, restorantet, parukeritë, dhe shërbime të ngjashme që veprojnë përmes kontaktit të afërt të stafit me klientët.
Kliko tek linku dhe shiko listën e plotë
https://e-albania.al/PopupBizneset/Lista_e_aktiviteteve_te_hapura.pdf