Presidenti Ilir Meta për herë të parë pas kaq shumë kohësh, ka folur për videon e famshme me Dritan Priftin, ku u shfaq duke marrë 700 mijë euro
Meta përmendi videon e famshme për të treguar se ashtu si i mbijetoi asaj do i mbijetojë çdo lloj plani kundër tij. Por përmendja e kësaj video, me apo pa vetëdije, tregon frikën e Metës nga rihetimi i saj.
Ai ka përmendur dhe pasurinë e tij, pasi presidenti e di që nuk do të shpëtojë nga hetimi i imtësishëm.
“Ai bëri montazh me fiksin , për çfarë më akuzojnë mua. Bënë montazh por të më larguar nga Berisha më propozonin lojëra për tu bërë kryeministër, Meta dha dorëheqjen që të përballesha vetë.
Gjithë shkelnin procedurat, këto janë përralla. Monika dihet ka një pronë bashkë me familjen e saj bashkë me nënën e saj dhe vëllain e cila ka me leje me Lulzim Bashës dhe Edi Ramën , me ata sigurojmë të ardhura për të shkolluar fëmijët jashtë shtetit. Për të ngritur atë pallat është respektuar çdo gjë”, tha Meta.