• Latest
  • Trending
  • All
Mos thuaj jo… PD mund të ribëhet!

Mos thuaj jo… PD mund të ribëhet!

08/09/2021
Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

09/08/2022
Biznesmeni Gjergj Luca, biznesmeni më i madhe në tregun e peshkimit, bën surprizën e radhës

Biznesmeni Gjergj Luca, biznesmeni më i madhe në tregun e peshkimit, bën surprizën e radhës

09/08/2022
Grabitën me dhunë një turist në mes të Milanos, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Grabitën me dhunë një turist në mes të Milanos, arrestohen dy të rinj shqiptarë

09/08/2022
Gomonia përplas një makinë në rrugë në Shëngjin, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët

Gomonia përplas një makinë në rrugë në Shëngjin, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët

09/08/2022
Torollake, që nuk di të këndojë. Ia tregoj qejfin! Këngëtari shqiptar kërcënon Elvana Gjatën

Torollake, që nuk di të këndojë. Ia tregoj qejfin! Këngëtari shqiptar kërcënon Elvana Gjatën

09/08/2022
Si u ble në ankand Perandoria Romake nga Didius Julianus?

Si u ble në ankand Perandoria Romake nga Didius Julianus?

09/08/2022
Flet motra e Ornelës: ‘E vrau Florindi bashkë me ëngjëllin në bark! Ishte i shtruar në klinikën psikiatrike, mjekët e paralajmëruan’

Flet motra e Ornelës: ‘E vrau Florindi bashkë me ëngjëllin në bark! Ishte i shtruar në klinikën psikiatrike, mjekët e paralajmëruan’

09/08/2022
Ofendimet anti-shqiptare, fansat kundër United për Arnautoviç

Ofendimet anti-shqiptare, fansat kundër United për Arnautoviç

08/08/2022
Djalit të politikanit të njohur i kapet një shumë e madhe parash në makinë të fituara në kazino me hile, në bashkëpunim me kuperin

Djalit të politikanit të njohur i kapet një shumë e madhe parash në makinë të fituara në kazino me hile, në bashkëpunim me kuperin

08/08/2022
Greqia me të ardhura rekord nga sezoni turistik

Greqia me të ardhura rekord nga sezoni turistik

08/08/2022
Këta janë të rinjtë që i zunë pritë Luigj Markut, i kishin bërë be që do ta kapnin

Këta janë të rinjtë që i zunë pritë Luigj Markut, i kishin bërë be që do ta kapnin

08/08/2022
VIDEO që po ‘thyen’ rrjetin/ Degjeneron keq situata, studio e TV kthehet në “ring boksi”: Deputeti rreh pa mëshirë gazetarin, i vjen në ndihmë edhe truproja e tij, arrestohet!

VIDEO që po ‘thyen’ rrjetin/ Degjeneron keq situata, studio e TV kthehet në “ring boksi”: Deputeti rreh pa mëshirë gazetarin, i vjen në ndihmë edhe truproja e tij, arrestohet!

08/08/2022
  • Kontakt
Wednesday, August 10, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Blog

Mos thuaj jo… PD mund të ribëhet!

08/09/2021
in Blog
A A
Mos thuaj jo… PD mund të ribëhet!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analizë nga Frrok Çupi

Kurrë mos thuaj ‘kurrë’, është mësimi i thjeshtë i jetës. Madje as për ribërjen e Partisë Demokratike të Shqipërisë mos thuaj se ‘nuk bëhet më’. Megjithëse e ka rrënuar vendin, megjithëse ka zhvilluar terrorizmin dhe luftë civile, megjithëse ka vjedhur, megjithëse ka vrarë njerëz, megjithëse lideri i tij legjendar Berisha është sot vjedhësi i pasurisë dhe dhunuesi i demokracisë…, prapë mos thuaj se PD nuk bëhet.

Edhe kjo bëhet. Por pas kësaj ka disa pyetje:

E para: Ku, në cilin vend, mund të ribëhet PD?

Pyetja nuk shtrohet se në ‘cilin shtet?’; kjo dihet se është vetëm vendi ynë me këtë lloj partie. Jo, shtrohet pyetja në cilën hapësirë. Aty ku mund të bëhet PD duhet të jetë një vend pa histori, pa kujtesë, ku të mos ketë shkelur kurrë këmba e Berishës dhe e dhunuesve të tjerë të tij.

Mund të ishte një vend si ishulli Fernandez i Robinson Kruzo. Aty, në atë vend ku do të ribëhet PD nuk duhet të ketë asgjë tjetër veç PD. Po të ketë njerëz të tjerë do të dëshmojnë mbi dëmet që ka bërë PD në ‘Oqeanin Shqipëri’, dhe që aty prishet puna.

Po të jetë një vend që ka edhe parti të tjera, atëherë PD nuk konkurron dot më. Nuk di pse vetëm ne qytetarët shqiptarë duam ta ringjallim një parti që ka vdekur, ashtu sië bëjmë edhe me vetë perënditë e vdekura. Në gjithë Evropën Jug Lindore, partitë që u krijuan në periudhën e PD, kanë ‘vdekur’. Vetëm partitë komuniste PD dhe PPSH kishin parullë ‘long live’.

E dyta: Duhet të kthehemi në vitin 1990

Kështu mund të bëhet PD, duke u kthuer 3 dekada pas në kohë; kurrë mos thuaj ‘Jo’. Që të kthehet ai shans, duhet të kthehet mjerimi si atëherë; burgjet plot me kundërshtarë politik dhe disa hajdutë; balta e rrugëve; talonet e ushqimit për çdo familje; mungesa e dritave; fytyrat e zbehta të njerëzve të uritur; kooperativat bujqësore dhe ferri i luftës së klasave; duhet të kthehen anëtarët e Komitetit Qendror, Byroja Politike me të gjithë mjekët që shoqëronin udhëheqjen, blloku në qendër të Tiranës…

Vetëm këto mund ta frymëzojnë turmën njerëzore që t’i sulet murit me kokë dhe të rikrijojë Partinë Demokratike. Askush nuk pyeti atëherë se cili ishte mashtrimi e cila e vërteta; cili ishte komunisti e cili spiuni i futur në PD- mjaftonte të ’çahej blloku’. Më e keqja se tani nuk ka më ferma, as fabrika, as uzina, as ekonomi që të shërbejë si objekt shkatërrimi nga militantët e PD me urdhër nga lart. Eh, po nuk i ka të tillë, atëherë PD-së i mungon objekti i luftës. Ato ekzistonin por u shkatërruan atëherë kur njeriu hante propagandën ‘të shkatërrojmë gjithçka se ua sjellim nga jashtë’.

Mirëpo a kthehet koha pas? Deri më sot është thënë se koha dhe vdekja nuk kthehen.

E treta: Ja u rikrijua PD… Sa ditë do të rronte?

Nëse do të kishte në krye Sali Berishën, kësaj here nuk do të rronte as dy ditë. Tani njerëzit janë tjetër gjë nga ata të vitit 1990. Tani njerëzit kanë kuptuar se PD me Berishën u kthye në një parti të llojit jo të lirisë e të drejtës por të llojit stalinist dhe në një piramide mafioze. Brenda përbrenda PD u eliminuan të gjithë ata që nuk i vinin për fije bosit të mafies: Duheshin firmosur aferat për të pasuruar familjen e ‘marshallit’, duhej bombarduar dhe sulmuar me tanke dhe lënde kimike ‘Jugu i pabindur’, duheshin ndërtuar fabrikat e vdekjes, e para e çmontimit të armëve vrau 26 njerëz të pafajshëm; duhej që i pari i PD të kishte në sy një snajper për të vrarë çdo njeri që i prishte qetësinë para zyrës…

E katërta: PD mund të mos ribëhet, por mund të pjesëtohet si ameba.

Por edhe për këtë duhet të ndodhë një gjë: Ata që janë aty brenda duhet t’i mbyllin derën Sali Berishës, që është shpallur politikani në ‘top- listën’ e botës për grabitjen e popullit të vet; për minimin e demokracisë dhe për luftën kundër Drejtësisë.

Këtë e ka shpallur Amerika, aleati më i madh i vendit dhe mbartës i fuqisë për të mbrojtur kombet aleate nga mizoria e liderëve të vet. Nëse ata që rrinë në PD sot nuk japin provën që të largojnë ‘minën’, atëherë si mund të bëhen. Të paktën të ishin sa ata njerëz të mjerë që në 20 shkurt 1991 morën zvarrë broncin e statujës së diktatorit në mes të Tiranës. Ata vetë nuk mund ta rrëzonin diktatorin, por pasi u rrëzua, të paktën i pjesëtuan metalin e bustit.

Partitë e reja të dala nga PD, zor se ribëhen thjesht me metalin e bustit të mallkuar. Por edhe një pyetje e fundit: Vallë a nuk mund të jetojmë pa PD, ashtu siç kemi jetuar 30 vjet pa Partinë e Punës?!

Share204Tweet127
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

09/08/2022
Biznesmeni Gjergj Luca, biznesmeni më i madhe në tregun e peshkimit, bën surprizën e radhës

Biznesmeni Gjergj Luca, biznesmeni më i madhe në tregun e peshkimit, bën surprizën e radhës

09/08/2022
Grabitën me dhunë një turist në mes të Milanos, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Grabitën me dhunë një turist në mes të Milanos, arrestohen dy të rinj shqiptarë

09/08/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In