Deputeti Taulant Balla ka kërkuar ndryshim të rendit të ditës. Kjo ka bërë që demokrati Enkelejd Alibeaj të reagojë menjëherë, duke thënë që ky incident të mos përsëritet.
Alibeaj: Nuk është e udhës, të shtyhen për seancën tjetër, është e logjikshme pasi ne jemi përgatitur për secilën prej pikave të rendit të ditës, ndërkohë që ju i fusni sot. Merrni masa dhe rregulloni këtë incident të vogël që sapo ndodhi.
Balla; Ndryshimi i rendit të ditës është një gjë që ndodh. Nuk besoj se në thelbin e çështjeve ka dallim, arsyeja se përse e kërkoj lidhet me kohën. Jo sot por asnjëherë qoftë unë dhe maxhoranca nuk do të votojmë diçka që bie ndesh me rregulloren, thuhet qartë që mund të ndryshohet rendi i ditës në nisje.
Të jeni i sigurtë se unë nuk do të vij kurrë në kuvend me një kërkesë që nuk parashikohet në rregullore. Ndoshta duhet të kishim dashur një konsultim me ju, por natyrshëm që në aspektin e rregullores jemi qartë.