• Latest
  • Trending
  • All
Një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare Jorgo Papingji festoi 80 vjetorin e lindjes

Një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare Jorgo Papingji festoi 80 vjetorin e lindjes

11/06/2022
Sali Berisha zbulon planin e bashkëpunimit me Ilir Metën: Ja kush do ketë rol kryesor

Sali Berisha zbulon planin e bashkëpunimit me Ilir Metën: Ja kush do ketë rol kryesor

24/06/2022
Pesë vende të Shengenit nuk e njohin Republikën e Kosovës: As një shans të hiqen vizat për kosovarët pa njohjen e tyre! Raportuesja për Kosovën në PE zbulon fajtorin e parë: Nuk është vetëm Macroni!

Nëse doni të hyni në BE ose nisni një luftë me fqinjët ose rrezikohen nga ndonjë konflikt i armatosur! Zbulohet lëvizja e re e BE-së: Ja cilit shteti i konfirmoi statusin e kandidatit për anëtarësim të plotë

10 ditë që është hapur, ngordh luani në Kopshtin Zoologjik?

10 ditë që është hapur, ngordh luani në Kopshtin Zoologjik?

14/06/2022
Erdhën me postë urgjente, do përdoreshin nga grupet kriminale! Mbi 4 mijë karta sim në Rinas: Policia nis hetimet me autoritetet britanike

Erdhën me postë urgjente, do përdoreshin nga grupet kriminale! Mbi 4 mijë karta sim në Rinas: Policia nis hetimet me autoritetet britanike

14/06/2022
Befason Alketa Vejsiu, rrëfen për herë të parë një nga momentet më të vështira të jetës së saj: Prindërit e mi nuk kishin…

Befason Alketa Vejsiu, rrëfen për herë të parë një nga momentet më të vështira të jetës së saj: Prindërit e mi nuk kishin…

14/06/2022
“E qeshura e Koçit më e bukur se meloditë e Moxartit”! Ja pse dështoi ‘Zonja nga fshati’”

“E qeshura e Koçit më e bukur se meloditë e Moxartit”! Ja pse dështoi ‘Zonja nga fshati’”

14/06/2022
Ua, ç’është kjo të vish deri këtu dhe….

Ua, ç’është kjo të vish deri këtu dhe….

14/06/2022
“Po kujt i intereson se e ka vëllain e arratisur”! Si shpëtoi Enver Hoxha të madhin Robert Ndrenika?

“Po kujt i intereson se e ka vëllain e arratisur”! Si shpëtoi Enver Hoxha të madhin Robert Ndrenika?

14/06/2022
VIDEO/ E pazakontë! E mundi në lojën me dolli, dhëndri godet me grushte nusen në ditën e dasmës

VIDEO/ E pazakontë! E mundi në lojën me dolli, dhëndri godet me grushte nusen në ditën e dasmës

13/06/2022
Shqipëria kthehet shumë vite mbrapa, kuqezinjtë harrojnë “shijen” e fitores, ndaj Estonisë vetëm barazim

Shqipëria kthehet shumë vite mbrapa, kuqezinjtë harrojnë “shijen” e fitores, ndaj Estonisë vetëm barazim

13/06/2022
VIDEO/ “Kosova është Serbi”, huliganët serbë rrihen nga tifozët suedezë, momenti i përpla

VIDEO/ “Kosova është Serbi”, huliganët serbë rrihen nga tifozët suedezë, momenti i përpla

13/06/2022
  • Kontakt
Thursday, June 30, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare Jorgo Papingji festoi 80 vjetorin e lindjes

11/06/2022
in Aktualitet
A A
Një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare Jorgo Papingji festoi 80 vjetorin e lindjes
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jorgo Papingji është autor këngësh shumë i njohur. Jorgo Papingji është një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, qoftë popullore, të përpunuar apo asaj të lehtë, ku me anë të teksteve të shumta, të shtrira në kohë prej dyzet e ca vitesh në të gjitha Festivalet e RTSH-së dhe në audicionet e tjera muzikore për të rritur e fëmijë, ka krijuar një profil krejt të veçantë poetik e artistik.

Fjalët e teksteve të tij kanë një komunikim të gjerë me shikuesit e shumtë, në të katër anët e Shqipërisë dhe të botës shqiptare, kudo ku flitet shqip, ku emri i tij është një emër i mirënjohur e i nderuar, që iu thotë aq shumë adhuruesve të këngës, në të gjitha moshat dhe nivelet e shoqërisë shqiptare.

Tekstet e tij të kompozuara nga kompozitorë të shquar dhe kënduara nga këngëtarë e këngëtare sharmante janë bërë hite, sidomos disa këngë të mirënjohura festivalesh dhe ciklet e këngëve për fëmijë, ku stilizohen në mënyrë poetike lojërat e shumënjohura fëmijërore.

Që në moshë njomë, aty nga mbarimi i klasës së katërt fillore, Jorgo Papingji nisi të merret me poezi dhe shkrime, duke kontribuar dhe në dy gazetat e shkollës, njëra humoristike dhe tjetra serioze, me krijimtarinë e tij, sidomos në lëmin e poezisë, ku emri i tij ishte ndër emrat kryesorë.
Si tek të gjithë poetët, poezia e tij merr rrugë me fletoret intime të vjershave, me vargjet e para për dashurinë, për vete apo për ndonjë shok a shoqe që ia kërkonte, shkëmbimi i mesazheve me anë të vargjeve, një modë tanimë e harruar, për shkak të nofullës kërcënuese të celularit dhe internetit ndaj adoleshentëve dhe brezit të ri.

Për herë të parë botoi në gazetën “Zëri i rinisë”, një cikël me poezi dhe që nga ajo kohë ai dhe poezia kanë qenë miq të ngushtë e të pandarë, veçse destinacioni i këtyre poezive nuk kanë qenë më kolanat e gazetave dhe librat, siç ka ndodhur me pjesën dërmuese të poetëve, por studiot e radiove dhe ato televizive, ku poezitë e tij janë kthyer në tekste të mrekullueshme këngësh dhe janë shpërndarë si zogj ogurbardhë në të katër anët e vendit.

Bashkëpunimi i parë i Jorgos si autor teksti ka qenë me kompozitorin e shquar Aleksandër Lala në këngën që bëri aq shumë bujë në atë kohë “A ta fshij apo ta gris”; ishte një këngë për fëmijë, që aso kohe ngjalli shumë reagime pozitive dhe emocione estetike. Me kompozitorin Lala, Papingji do të ketë një bashkëpunim të gjatë e të frytshëm, falë shijeve të përbashkëta artistike, për të përcjellë këngë me një fluks të gjerë mesazhesh dhe ngarkesash emocionale.

Teksti i parë i paraqitur nga Papingji është në Festivalin XIII të Këngës në RTSH, përsëri në bashkëpunim me kompozitorin Aleksandër Lala, fill pas Festivalit XI, kur mbi artin dhe këngën shqiptare ra shpata e Demokleut dhe disa kompozitorë e këngëtarë të mirënjohur dhe me reputacion në skenë e në jetë iu nënshtruan sprovave të kalvarit.

Megjithatë, ajo këngë ndërtohej dhe strukturohej mbi një tekst poetik dashurie, nuk kishte asnjë gjurmë të tambureve të kohës dhe ishte e çliruar nga klishetë propagandistike dhe agjitative. Kënga titullohej “Kur jemi bashkë të dy” dhe ishte një hit dashuror, kënduar me një vokacion të pasur dhe ndjeshmëri të lartë nga dy këngëtarët brilant, Liljana Kondakçi dhe Luan Zhegu.

Në këtë festival, kënga e ndërtuar mbi tekstin e tij mori Çmim të Tretë, çfarë qe një inkurajim i madh për poetin në rrugën e nisur. Që nga ajo ditë dhe gjer më sot, kur po përgatitet Festivali i Dyzetë i këngës në RTSH, Papingji nuk është shkëputur nga debutimi në këto festivale, ku ka fituar shtatëmbëdhjetë çmime, katër çmime të para dhe të tjerat të dyta e të treta.

Me të drejtë, Agim Doçi, një tjetër autor tekstesh i suksesshëm, duke iu referuar aktit poetik të Papingjit, ka thënë në një studio televizive, se Jorgo Papingji me freskinë dhe gjallërinë e motiveve “e zhbunkerizoi këngën shqiptare”.

Mbi katër mijë tekste këngësh kanë qarkulluar që atëherë e deri tani me autor Jorgo Papingjin, duke bërë që emri i tij të jetë një emër i dashur për njerëzit, të cilët janë aq të lidhur me këngën dhe poezinë që e bashkëshoqëron, duke e identifikuar autorin e këtyre teksteve me mesazhet e ngrohta e të çiltra që burojnë nga thellësia e zemrës poetike, me një lirizëm të gjallë e spontan.

Si një nga aspektet më mbresëlënëse të punës së tij në krijimin e teksteve, Papingji kujton punën në Festivalet e Fëmijëve, atë përkushtim dhe atë ndjenjë pasionante, që e bënte poetin të gjurmonte lojërat e fëmijëve dhe mbi to të ndërtonte tekste, që do të këndoheshin nga të vegjlit dhe do të bëheshin këngë hite, të cilat do të qarkullonin në të gjithë Shqipërinë, në kopshte, shkolla, mjedise social-kulturore, mjedise çlodhëse, plazhe, pishina, tek lodrat dhe kudo ku kryenin veprimtarinë e tyre fëmijët. Në këto tekste mbisundon një fabul e perceptuar nga bota fëmijërore, nga ritet e lojërave, mbi të cilat është ngritur godina e fjalëve dhe muzika në përputhje me ritmin dhe gjallërinë e këtyre lojërave. Mjaftonin të kujtojmë këngën “Hapa dollapa” që autori e ka ndërtuar mbi fabulën e lojës kukafshehtas, ku funksionojnë në një teksti dhe muzika, temporitmi i lojës dhe temporitmi i këngës, kënduar me pasion dhe shpirtdëlirësi nga të vegjlit.

Në debutimin e tij në Festivalet e Këngës për Fëmijë Papingji ka marrë pjesë me 512 tekste dhe është vlerësuar nga juritë artistike të kohës me njëzet e gjashtë çmime.

Kontributi i Papingjit është po kaq i madh me debutimin poetik me tekste të këngës popullore, e cila është mbretëresha e muzikës dhe tregon shkallën e vetëdijes estetike dhe etnopsikike të një kombi. Më shumë tekste të Papingjit i përkasin këngës popullore të Shqipërisë së mesme, por gjithë Shqipëria administrative, gjithë bota shqiptare, Kosova, Çamëria etj., janë pjesë e angazhimit të tij artistik, për të na dhënë tekste perla, që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një afinitet të jashtëzakonshëm me artdashësit e këngës popullore shqiptare.

Tekstet e tij për këngëtarët ikona të muzikës popullore shqiptare si Hafsa Zyberi, Bik Ndoja, Luçie Miloti etj janë pika reference për shpirtin e muzës së gjallë e të pashtershme të folkut, i cili është vetë shpirti i identitetit gjenetik e psikoentik të një kombi.
Tekstet e këngëve për dibranët që u vendosën në Tiranë, për skrapalinjtë, për pleqtë e Kavajës etj, janë vetëm disa nga ato dhjetëra e qindra tekste, që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një audiencë të gjerë ndër dashamirët dhe adhuruesit e këngës popullore.

Jorgo Papingji ka mbaruar studimet e larta për shkenca ekzakte (matematikë-fizikë) dhe ka qenë një mësues i pasionuar dhe drejtor në disa shkolla në Tiranë e gjetkë, por kënga e rrëmbeu në krahët e saj të lehtë dhe e shpuri drejt një ëndrre të guximshme.

Ritmet e muzikës e morën me vete, duke bërë që ajo që ai e konsideronte si “punë të dytë”, marrja me tekste këngësh, të bëhej e para dhe të përcaktonte vetë individualitetin e tij si njeri, si poet dhe si artist, me një audicion të gjerë pikëtakimesh emocionale në kohë-hapësirën estetike të botës shqiptare.
Jorgo Papingji është një poet me diapazon të gjerë këndvështrimi, me një lirizëm të ngrohtë e spontan, me figura të gjallë e të freskëta, me mesazhe shumëplanëshe, që burojnë nga teksti dhe nënteksti, me një pasuri të madhe imazhesh, gjendjesh, përvojash dhe pikëtakimesh, që e bëjnë poezinë e tij më vete, qoftë dhe jashtë strukturave muzikore, një poezi të veçantë dhe me një shtrirje të gjatë në kohë, duke e zhveshur nga të gjitha jashtësitë, me të cilat qe mbushur dëng poezia e mjaft prej bashkëkohësve të tij, në një kohë kur jashtësia përcaktonte vetë artin dhe poezinë, si ilustrim dogmatik i realitetit. Papingji nuk ilustron por zbulon, nuk thërret, por rënkon, klith e dashuron me gjithë fuqinë e shpirtit të tij, të thërrmuar në mijëra e mijëra vargje brilante, të denja për çdo antologji serioze botërore.

Lirizmi i Papingjit, mprehtësia dhe finesa e detajeve, temporitmi i thellë dhe intonacionet befasuese, qoftë ritmike qoftë të strukturave kompozicionale, thjeshtësia gati tronditëse, me të cilën ai na përcjell të vërteta të mëdha, sa njerëzore e kombëtare, aq dhe universale, e bëjnë atë një poet të papërsëritshëm, një zë të fuqishëm të poezisë së re shqipe, jo për nga mosha, por për nga filtrat modernë dhe tradicionalë njëherësh, me të cilat ai operon në rrugëtimin e tij të gjatë dhe të pakthyeshëm poetik.

Share197Tweet123
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sali Berisha zbulon planin e bashkëpunimit me Ilir Metën: Ja kush do ketë rol kryesor

Sali Berisha zbulon planin e bashkëpunimit me Ilir Metën: Ja kush do ketë rol kryesor

24/06/2022
Pesë vende të Shengenit nuk e njohin Republikën e Kosovës: As një shans të hiqen vizat për kosovarët pa njohjen e tyre! Raportuesja për Kosovën në PE zbulon fajtorin e parë: Nuk është vetëm Macroni!

Pesë vende të Shengenit nuk e njohin Republikën e Kosovës: As një shans të hiqen vizat për kosovarët pa njohjen e tyre! Raportuesja për Kosovën në PE zbulon fajtorin e parë: Nuk është vetëm Macroni!

24/06/2022
Nëse doni të hyni në BE ose nisni një luftë me fqinjët ose rrezikohen nga ndonjë konflikt i armatosur! Zbulohet lëvizja e re e BE-së: Ja cilit shteti i konfirmoi statusin e kandidatit për anëtarësim të plotë

Nëse doni të hyni në BE ose nisni një luftë me fqinjët ose rrezikohen nga ndonjë konflikt i armatosur! Zbulohet lëvizja e re e BE-së: Ja cilit shteti i konfirmoi statusin e kandidatit për anëtarësim të plotë

24/06/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In