• Latest
  • Trending
  • All
Një “përshesh” alias Sali në strehën e Enverit

Një “përshesh” alias Sali në strehën e Enverit

03/12/2021
U përplas me makinë, nuk mbijetoi dot, vdes tragjikisht aktorja e njohur Anne Heche

U përplas me makinë, nuk mbijetoi dot, vdes tragjikisht aktorja e njohur Anne Heche

12/08/2022
Tmerr në Mal të Zi, i riu vret 11 persona

Tmerr në Mal të Zi, i riu vret 11 persona

12/08/2022
Ku ishe ti shoku Sali kur varën në litar Havzi Nelën… në “gop” të partisë?!

Ku ishe ti shoku Sali kur varën në litar Havzi Nelën… në “gop” të partisë?!

12/08/2022
Udhëtarët nga Kosova mbajnë gjallë aeroportin e Kukësit

Udhëtarët nga Kosova mbajnë gjallë aeroportin e Kukësit

12/08/2022
VIDEO/ Selman Ruzhdie, shkrimtari nobelist i “dënuar” me vdekje nga myslimanët,   sulmohet me thikë në mes të skenës

VIDEO/ Selman Ruzhdie, shkrimtari nobelist i “dënuar” me vdekje nga myslimanët, sulmohet me thikë në mes të skenës

12/08/2022
FOTOT/ “Të varfër, por të lumtur”

FOTOT/ “Të varfër, por të lumtur”

12/08/2022
Video epike! Benzi i “le targën” makinës së policisë, ndjekje si në filma në mes të Tiranës

Video epike! Benzi i “le targën” makinës së policisë, ndjekje si në filma në mes të Tiranës

12/08/2022
Tiago Silva e godet në fytyrë dhe hedh në tokë yllin e Kosovës në ndeshjen e Conference

Tiago Silva e godet në fytyrë dhe hedh në tokë yllin e Kosovës në ndeshjen e Conference

12/08/2022
“Është shumë sëmurë”! Motra e Kim Jong-ut jep lajmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Të pranishmit në sallë shpërthejnë në lot (VIDEO)

“Është shumë sëmurë”! Motra e Kim Jong-ut jep lajmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Të pranishmit në sallë shpërthejnë në lot (VIDEO)

11/08/2022
Real Madrid ngjitet në majën e Europës, “fut në xhep” Superkupën

Real Madrid ngjitet në majën e Europës, “fut në xhep” Superkupën

11/08/2022
Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

09/08/2022
Biznesmeni Gjergj Luca, biznesmeni më i madhe në tregun e peshkimit, bën surprizën e radhës

Biznesmeni Gjergj Luca, biznesmeni më i madhe në tregun e peshkimit, bën surprizën e radhës

09/08/2022
  • Kontakt
Saturday, August 13, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një “përshesh” alias Sali në strehën e Enverit

03/12/2021
in Aktualitet
A A
Një “përshesh” alias Sali në strehën e Enverit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Frrok Çupi

Liljana i kishte shumë për qejf tropojanët e Tiranës gjatë asaj periudhe; aq sa edhe Sokolin e kishte bërë njëfarë maxhordomi për ta.

Nuk u kuptua kurrë qartë pse: A i mungonte njeriu i Alpeve që nga momenti kur Vita- e ëma, i kishte folur për ata burra shtatlartë të Tropojës?, apo ajo thjesht luante me ta si ‘Zonja me kone’?.

Liljana ishte gruaja më ledhatare e Tiranës në atë kohë. Më vonë u lidh miqësisht shumë ngushtë me Arshin Xhezon- kryeredaktor i Zërit të Popullit, një njeri i verdhë në fytyrë, i cili nuk e duroi ardhjen e demokracisë dhe vrau veten dy herë, por mbijetoi… Por deri atëherë kishte udhëtuar në Tropojë e kishte lidhur miqësi shumë të fortë me tropojanët e Tiranës.

‘Si e kemi shokun Enver?’, e pyesnin në rrugët e qytetit dhe ajo ndihej sa vetë Enveri.

Lidhja shumë e ngushtë e Liljanës dhe Sokolit ka qenë shpëtimtare për Saliun, aty pas vitit 1981, kur Sali Berisha u vu në pozitën më të rrezikshme të jetës së tij në Bllok. Në Bllokun e Politbyrosë ai e kishte futur këmbën falë një tropojani tjetër, dr. Dine Abazi, që vuri peng besimin e tij para udhëheqjes për ta pranuar edhe dr. Berishën në punët e Bllokut.

Më vonë dr. Dine Abazi, sa dëgjonte emrin e Saliut bëhej keq e turfullonte si para një përbindëshi; Saliu ia kishte punuar, i kishte zënë vendin dhe i kishte thurur njëmijë intriga.

Edhe pasi ‘erdhi demokracia’, Saliu vazhdoi ta provokonte bashkëfshatarin e tij, shokun e klasës e të bankës dhe njeriun që e futi në Bllok. Një ditë, kur Saliu tashmë kishte makinë (sepse e vunë ‘në krye të demokracisë’), e shikon Dinen në rrugë dhe urdhëron shoferin t’i ndalojë para këmbëve.

Ndalon, hap xhamin e makinës, ngre dy gishtat dhe gati ia fut në sy Dines. Dr. Dine ngre çantën që mbante në dorë dhe ia përplas në fytyrë me sa kishte fuqi. Truproja e Berishës, më vonë tha se ‘Dine Abazi kishte pistoletë’, por kjo nuk ishte e vërtetë…

Në momentin kur Saliu ndihej ‘para ferrit’ të një skandali në bllok, në atë moment i doli Liljana që e mbajti ‘në duar të zotit’. Ishte vitit 1981, Kongresi i tetë i Partisë së Punës. Prej kohësh udhëheqja e lartë e kishte ‘fryrë’ imazhin e Berishës; e kishin vënë në tribuna të larta në radhën pas Enver Hoxhës duke rritur edhe kureshtjen e njerëzve ‘cili është ky i riu?’. Ne gazetarët, dhe të tjerë rrotull, kishim marrë vesh se në Kongres Sali Berisha do të zgjidhej kandidat i Byrosë Politike të Partisë. Kjo ishte aq e vërtetë saqë skandali në sallën e Operas, ku mbahej Kongresi, i nxori të gjitha në shesh:

Ishin orët e fundit, pak para se në tribunën e Kongresit të shpalleshin emrat e anëtarëve të Byrosë Politike dhe të Komitetit Qendror, ku ndodhej edhe emri i Saliut. Dikush i afrohet tribunës dhe nga pas perdes i bën një shenjë Kadri Hazbiut, ministër i Brendshëm. Ishte funksionar nga Ministria e Hazbiut.

-Ka një informacion shumë urgjent, shoku Kadri- tha i ardhuri dhe e tërhoqi ministrin në një dëshmi, teksa po i merrej fryma.

E gjitha ishte rreth Sali Berishës. Në Ministrinë e Brendshme, me rastin e zgjedhjes së Saliut në Byronë Politike, ishte zgjuar dosja e Sigurimit; fashikujt rreth nënës së gruas së Saliut, Milica. Ajo ishte me origjinë serbe; familja e saj kishte qenë aktive në shërbimet sekrete serbe.

Ky ishte informacioni. Por nuk kishte kohë, lista po shpallej; duhej njoftuar Enver Hoxha. Enveri tha se duhej hequr emri, ‘të zëvendësohet me një tropojan tjetër’. Atëherë Ramiz Alia shpejtoi dhe propozoi emrin e Mehmetit, gazetar në Zërin e Popullit. Mehmetit,, teksa ndiqte punimet e Kongresit si kronikan i gazetës, i vjen dikush ‘nga aparati’ dhe i thotë se ‘e kërkonte Ramizi’. E pastaj dëgjoi emrin e tij nga tribuna dhe u zgjodh sekretar i Parë i Rinisë.

Që në atë moment Saliu u bë një ‘rrodhe’ e një tropojani tjetër. Por ‘ferri’ mbetej në bllok. Tani që e mori vesh udhëheqja për lidhjen me Serbinë dhe shërbimet e fshehta, Saliu mund të fluturonte keq. Por Saliu nuk fluturoi kurrë; ai shkeli me këmbë mbi fatet e vendit e të popullit, ia nxiu jetën njeriut, përdori armët e mashtrimit, të gënjeshtrës, të shpifjes, të intrigës, të vrasjes dhe vjedhjes, për të bërë më të keqen. Por kurrë nuk fluturoi e nuk u largua.

… Kësaj here, pas Kongresit të Tetë, lidhjen me bllokun e mbajti përmes Liljanës, Sokolit dhe Mehmetit. Liljana kishte fuqi të mëdha marramendjeje për vjehrrin e saj, Enverin. Por edhe Enveri vetë dhe regjimi i tij, po fundoseshin përditë në duar degradimit.

‘Spiranca’ e vërtetë e Saliut dhe e djemve tropojanë të Tiranës u bë Enveri, edhe pse Liljana e fillimit vinte aty rrotull strehës së Enverit, pa pushim. Saliu mbeti mjek i bllokut, në shtëpinë e Enverit kishte shpirtin, aty bënte fotografi, lëvdata, rapsodi, dhurata dhe miqësi të afërt. Saliu u kthye në njëfarë ‘Liljana’ në atë strehë; si Saliu edhe Liljana ishin nuse të ardhura në strehën e Enverit.

Por çfarë po ndodhte realisht?

Pse po vazhdonte të mbahej në Bllok Saliu, një dhëndër serb? Pse nuk po shpallej edhe ky ‘armik i futur nga shërbimi sekret serb’, siç ishin shpallur të tjerë më parë? Nga cila anë ishte drejtimi i ‘oksigjenit’ për Berishën?, Oksigjeni vinte nga shërbimi sekret serb ku kishin shërbyer familjarët e Berishës drejt Bllokut?

Apo nga blloku i Tiranës drejt Beogradit? Apo Liljana dhe djemtë e Tropojës në Tiranë kishin aq shumë fuqi sa të bënin zëro një histori të tërë të PPSH me ‘spiunët e UDB’? Si u vu ky njeri në krye të Partisë Demokratike? Si nuk i tha njeri ‘ndal’ në veprat e tij anti- kombëtare të shkatërrimit të vendit?

… Sa shumë dilema e pikëpyetje varen mbi këtë fat të ndyrë që na solli lidhja e Berishës me Enverin e me të tjerë të neveritshëm…

Share198Tweet124
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

U përplas me makinë, nuk mbijetoi dot, vdes tragjikisht aktorja e njohur Anne Heche

U përplas me makinë, nuk mbijetoi dot, vdes tragjikisht aktorja e njohur Anne Heche

12/08/2022
Tmerr në Mal të Zi, i riu vret 11 persona

Tmerr në Mal të Zi, i riu vret 11 persona

12/08/2022
Ku ishe ti shoku Sali kur varën në litar Havzi Nelën… në “gop” të partisë?!

Ku ishe ti shoku Sali kur varën në litar Havzi Nelën… në “gop” të partisë?!

12/08/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In