• Latest
  • Trending
  • All
Paralajmërimi i Rulit për moskandidim acaron Berishën, plas sherri me Bashën pas ultimatumit të SHBA për përjashtim nga politika

Paralajmërimi i Rulit për moskandidim acaron Berishën, plas sherri me Bashën pas ultimatumit të SHBA për përjashtim nga politika

28/10/2020
U përplas me makinë, nuk mbijetoi dot, vdes tragjikisht aktorja e njohur Anne Heche

U përplas me makinë, nuk mbijetoi dot, vdes tragjikisht aktorja e njohur Anne Heche

12/08/2022
Tmerr në Mal të Zi, i riu vret 11 persona

Tmerr në Mal të Zi, i riu vret 11 persona

12/08/2022
Ku ishe ti shoku Sali kur varën në litar Havzi Nelën… në “gop” të partisë?!

Ku ishe ti shoku Sali kur varën në litar Havzi Nelën… në “gop” të partisë?!

12/08/2022
Udhëtarët nga Kosova mbajnë gjallë aeroportin e Kukësit

Udhëtarët nga Kosova mbajnë gjallë aeroportin e Kukësit

12/08/2022
VIDEO/ Selman Ruzhdie, shkrimtari nobelist i “dënuar” me vdekje nga myslimanët,   sulmohet me thikë në mes të skenës

VIDEO/ Selman Ruzhdie, shkrimtari nobelist i “dënuar” me vdekje nga myslimanët, sulmohet me thikë në mes të skenës

12/08/2022
FOTOT/ “Të varfër, por të lumtur”

FOTOT/ “Të varfër, por të lumtur”

12/08/2022
Video epike! Benzi i “le targën” makinës së policisë, ndjekje si në filma në mes të Tiranës

Video epike! Benzi i “le targën” makinës së policisë, ndjekje si në filma në mes të Tiranës

12/08/2022
Tiago Silva e godet në fytyrë dhe hedh në tokë yllin e Kosovës në ndeshjen e Conference

Tiago Silva e godet në fytyrë dhe hedh në tokë yllin e Kosovës në ndeshjen e Conference

12/08/2022
“Është shumë sëmurë”! Motra e Kim Jong-ut jep lajmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Të pranishmit në sallë shpërthejnë në lot (VIDEO)

“Është shumë sëmurë”! Motra e Kim Jong-ut jep lajmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Të pranishmit në sallë shpërthejnë në lot (VIDEO)

11/08/2022
Real Madrid ngjitet në majën e Europës, “fut në xhep” Superkupën

Real Madrid ngjitet në majën e Europës, “fut në xhep” Superkupën

11/08/2022
Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

09/08/2022
Biznesmeni Gjergj Luca, biznesmeni më i madhe në tregun e peshkimit, bën surprizën e radhës

Biznesmeni Gjergj Luca, biznesmeni më i madhe në tregun e peshkimit, bën surprizën e radhës

09/08/2022
  • Kontakt
Saturday, August 13, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Paralajmërimi i Rulit për moskandidim acaron Berishën, plas sherri me Bashën pas ultimatumit të SHBA për përjashtim nga politika

28/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Paralajmërimi i Rulit për moskandidim acaron Berishën, plas sherri me Bashën pas ultimatumit të SHBA për përjashtim nga politika
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e Genc Rulit se ka ardhur koha që Sali Berisha të mbyllë ciklin në Partinë Demokratike, ka shkaktuar tërmet tek ish-kryeministri.

Ish-ministri Ruli, i cili aktualisht është atashuar pranë PD, si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputet, ka bërë dy deklarata të forta kohët e fundit, duke i bërë të qartë ish-kryeministrit Berisha se ai duhet të largohet vetë nga Partia Demokratike dhe jo të presë që ta heqin nga lista.

Gazeta e ka thënë më herët se SHBA ja ka bërë të qartë Bashës se Berisha nuk duhet të rikandidohet dhe qëndrimet e Rulit duket se janë fiks mesazhe të koduara për t’i thënë Berishës se ai tashmë duhet të shijojë pensionin i qetë, pasi dhe përtej Atlantikut nuk e duan. Mirëpo deklaratat e lëshuara nga zoti Ruli në datën 23 tetor nuk janë mirëpritur aspak nga zoti Berisha.

Burime të sigurta nga selia buli i pohuan gazetës se ai i ka kërkuar sqarime Bashës. Në këtë kontest mësohet se Berisha i ka kërkuar llogari kryedemokratit Lulzim Basha për Rulin, ndërsa është shprehur se ai ka folur me gjuhën e liderit demokrat. Mësohet se ish-kryeministri Berisha mes toneve të ashpra ia ka bërë të qartë Bashës se ai do të ikë nga politika kur do vetë dhe jo duke ia imponuar, sikundër po ja kërkon indirekt Ruli përmes deklaratave të bëra nga ai kohët e fundit.

Madje, sipas të njëjtëve burime mësohet se Berisha është shprehur se ai do të kandidojë në zgjedhje dhe se edhe zonën elektorale nuk pret që t’ia imponojnë. Po ashtu, mësohet se ish-kryeministri i ka kërkuar llogari Bashës se përse e futi ish-ministrin në Komisionin e Vlerësimit, duke e bërë përgjegjës se një pjesë të kandidatëve për deputetë që njihen si besnikë të tij, janë larguar nga lista pikërisht nga Ruli.

Organizmi i partisë

Por deklaratat e Rulit nuk janë të vetmet që kanë shqetësuar Berishën, pasi këtij të fundit i ka mbetur hatri më Bashën edhe sa i takon organizmit të Partisë Demokratike në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Në këtë kuadër mësohet se ish-kryeministri i ka kërkuar shefit të selisë blu që të ndjekë modelin që aplikoi ai në vitin 2005, duke hapur partinë edhe për kritikët.

Më konkretisht sipas burimeve, mësohet se Berisha ka kërkuar që Basha të mbajë një dorë të shtirë për besnikët e tij si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu apo Arben Imami, duke i rikthyer në PD, pasi sipas tij, kjo është një mënyrë që partia e drejtuar nga Basha të shkojë e sigurt drejt fitores së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të shkojë ky sherr i nisur mes Berishës dhe Bashës.

Qëndrimet e Berishës

Kujtojmë që për afrimin e besnikëve të tij dhe që tanimë njihen si kundërshtarë të Bashës, Berisha ka folur edhe dy ditë më parë gjatë një prononcimi për mediat. Më konkretisht Berisha “i tërhoqi veshin” Bashës për Jozefina Topallin, teksa deklaroi se bëri gabim që nuk e afroi në Partinë Demokratike, pasi siç theksoi ai, sipas statutit, ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë i takon të kandidojë për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

“Unë nuk besoj të hyj më emra të veçantë. Sepse Partia Demokratike prej tetë vitesh ka një kryetar të ri. Dhe kryetari i ri ka vendosur të zgjedhë ekipin e tij. Natyrisht unë i kam të qarta prononcimet e mia për largimet e tyre nga lista e vitit 2017. Por siç di unë me statutin aktual të PD, zonjës Jozefina Topalli i takon të kandidojë. E kam thënë unë këtë. Pa asnjë diskutim. Jo vetëm atë, por disa prej tyre. E kam shpallur disa herë atë”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

Share199Tweet124
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

U përplas me makinë, nuk mbijetoi dot, vdes tragjikisht aktorja e njohur Anne Heche

U përplas me makinë, nuk mbijetoi dot, vdes tragjikisht aktorja e njohur Anne Heche

12/08/2022
Tmerr në Mal të Zi, i riu vret 11 persona

Tmerr në Mal të Zi, i riu vret 11 persona

12/08/2022
Ku ishe ti shoku Sali kur varën në litar Havzi Nelën… në “gop” të partisë?!

Ku ishe ti shoku Sali kur varën në litar Havzi Nelën… në “gop” të partisë?!

12/08/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In