• Latest
  • Trending
  • All
Mediat dhe ekspertët amerikanë paralajmërojnë emra të tjerë “non grata” pas Berishës, të prerë se SHBA nuk do tolerojë asnjë të korruptuar

Pse Berisha e ka të humbur betejën me SHBA dhe sa i rrezikuar është nga burgu?! Në 30 vite i zhytur në skandale: Ja akuzat ndër vite kundër tij!

12/06/2021
“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

16/08/2022
Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

16/08/2022
Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

15/08/2022
FOTOT/  Kujdes nga tërbimi i “ujkut” të Skraparit!

FOTOT/ Kujdes nga tërbimi i “ujkut” të Skraparit!

15/08/2022
Njihuni me qytetet e pasura kineze ku pasagjerët lëvizin me taksi pa shofer

Njihuni me qytetet e pasura kineze ku pasagjerët lëvizin me taksi pa shofer

15/08/2022
Sherri Conte-Tuchel, çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

Sherri Conte-Tuchel, çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

15/08/2022
Nga koha tek jeta e përtejme, 10 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

Nga koha tek jeta e përtejme, 10 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

14/08/2022
“Perdja e zjarrit”! Ky është fenomeni i frikshëm që ndodhi gjatë natës shumë pranë Tiranës: U përfshinë disa qytete

“Perdja e zjarrit”! Ky është fenomeni i frikshëm që ndodhi gjatë natës shumë pranë Tiranës: U përfshinë disa qytete

14/08/2022
“Më dërgoi Zoti”! Futet në Gjykatë dhe i’u dorëzua rojës: Këngëtarit i njohur grek bënë “peshqesh” 1.5 milion euro policisë

“Më dërgoi Zoti”! Futet në Gjykatë dhe i’u dorëzua rojës: Këngëtarit i njohur grek bënë “peshqesh” 1.5 milion euro policisë

14/08/2022
Ngjarje e pazakontë! Nusja braktis të fejuarin në aeroport, i merr paratë dhe zhduket

Ngjarje e pazakontë! Nusja braktis të fejuarin në aeroport, i merr paratë dhe zhduket

14/08/2022
“Qetësohet” Ilir Meta

“Qetësohet” Ilir Meta

13/08/2022
Gazetarë britanikë zbarkojnë në “Londrën” e Shqipërisë: Familjet bosh, vajzat kanë mbetur beqare se nuk ka djem

Gazetarë britanikë zbarkojnë në “Londrën” e Shqipërisë: Familjet bosh, vajzat kanë mbetur beqare se nuk ka djem

13/08/2022
  • Kontakt
Friday, August 19, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse Berisha e ka të humbur betejën me SHBA dhe sa i rrezikuar është nga burgu?! Në 30 vite i zhytur në skandale: Ja akuzat ndër vite kundër tij!

12/06/2021
in Aktualitet
A A
Mediat dhe ekspertët amerikanë paralajmërojnë emra të tjerë “non grata” pas Berishës, të prerë se SHBA nuk do tolerojë asnjë të korruptuar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i ka hyrë detit në këmbë në betejën që ka nisur me SHBA. Shpallja “non grata” nga Sekretari Antoni Blinken nuk po kapërdihet nga ish-kryeministri, i cili ka vendosur të bëjë një padi në Francë ndaj një prej njerëzve më të fuqishëm në planet.

Që pa u bërë padia duket qartë se kjo do të jetë një betejë e humbur. Megjithatë gazeta po jep fakte dhe detaje se përse DASH në qëndrimin e tij ka shumë të vërteta ndaj ish-kryeministrit. Berisha pretendon se kurrë nuk është akuzuar për ndonjë krim a vepër korruptive, por faktet flasin tërësisht ndryshe.

Berisha është ndër pushtetarët që mban mbi supe akuzat më të rënda, pasi emra si Fatos Klosi, Izet Haxhia, Romeo Kara, etj., e akuzojnë si të përfshirë në korrupsion dhe në ngjarjet që kanë sjellë edhe viktima. Në reagimin që DASH dha për gazetën “SOT” e bëri të qartë se ka informacione të shumta kundër Berishës, por ama theksoi se bëmat e tij janë të njohura kudo.

“Ai është i njohur gjerësisht që ka përdorur fuqinë e tij për përfitimet e tij, për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”, shprehet DASH. Berisha akuzon Blinken se është ndikuar nga Soros dhe madje nisi lobimet, por fill pas akuzave që lëshoi një kongresmen kundër Sekretarit, presidenti Biden i doli në krah zotit Blinken. Ai ka vendosur të fusë Shqipërinë në rrethin e shteteve që do u bllokohet pasuria kujtdo zyrtari të korruptuar dhe që nxit destabilitet. Personi i parë që preket nga ky urdhër është Berisha. Pra duket qartë se ka një koordinim të të gjitha instancave amerikane kundër ish-kryeministrit, ndryshe nga sa pretendon ai.

Roli amerikan në Shqipëri

Berisha po sfidon shtetin më të fuqishëm të botës, në një moment kur SHBA po shtrihet shumë fort në Shqipëri. Stërvitja “Defender 21” ishte një mesazh i qartë. NATO mori bazën e Kuçovës. Ndërkohë që ditët e fundit SHBA e ka bërë të qartë se do angazhohet fuqishëm në Ballkan.

Pra sinjalet janë të qarta se falë SHBA në Shqipëri do të nisë reprezalja ndaj kujto që ka mbajtur peng vendin dhe ka përdorur pushtetin për interesat e tij. I pari që ra në rrjetën e amerikanëve nga politikanët e lartë është Berisha. Në Maqedoninë e Veriut, Nikolla Gruevski u detyrua të arratiset sepse u dënua për korrupsion, ndërkohë që ai nuk kishte mbi vete ngjarje si Gërdeci, “21 Janari”, vrasja e Hajdarit, zhdukja e Remzi Hoxhës, etj. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë te ne nëse hapen dosjet korruptive. Pra sinjalet janë se Berisha do e ketë pisk punën përballë revanshit të SHBA dhe kjo betejë vjen në një kohë kur SPAK ka nisur të hapë dosjet e bujshme.

Bëmat e Berishës

DASH shprehet se bëmat e Berishë dihen botërisht. Por cilat janë ato dhe sa i rrezikuar do jetë ai nga drejtësia e re? Në vitin 1998 është autor i grushtit të shtetit, duke treguar se gjithmonë ka dashur të marrë me dhunë pushtetin. Fatos Klosi dhe Izet Haxhia e implikojnë në vrasjen e Azem Hajdarit, e cilësuar si “vrasja e shekullit”. Një ngjarje tjetër e rëndë për të cilën akuzohet është zhdukja e Remzi Hoxhës.

Sipas ish-truprojës së tij, Izet Haxhisë, është përgjegjës penalisht edhe për planifikimin e vrasjes së Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit, Shaban Memisë. Ndërkohë ka mbi supe dhe ngjarje ku kanë humbur jetën shumë individë. Gërdeci shkaktoi 26 viktima dhe asnjë zyrtar nuk hyri në burg. Madje shumë deklaruan se ishte i përfshirë edhe djali i tij në këtë çështje.

Pak kohë më pas vdes Kosta Trebicka, i cili dyshohet se u eliminua për të mos hedhur dritë mbi Gërdecin. Kemi vrasjet e 21 janarit 2011. Berisha ishte kryeministër në atë kohë dhe mori në mbrojtje ata që qëlluan kundër turmës. Sot askush nuk është në burg edhe pse u vranë mizorisht 4 persona. Nga ana tjetër kemi dhe disa dosje të rënda korrupsioni ku ai akuzohet si i përfshirë.

Kemi aferën e privatizimit të ish-OSSH nga CEZ dhe pakti CEZ-DIA. Ka pasur dy padi ndaj Berishës nga juristi Romeo Kara, i cili e akuzon si të përfshirë. Kemi privatizimin e ish-Kompleksit Partizani, Berisha është i paditur nga Taulant Balla si i përfshirë në aferë. Një element tjetër është pasuria. DASH e akuzon se ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten dhe familjarët. Nëse shohim deklarimet pasurore të Berishës ndër vite, rezulton se fëmijët e tij kanë qindra mijëra euro të ardhura çdo vit. Pra duket se Berisha ka nisur një betejë të humbur që në start dhe nga ana tjetër ndaj tij mund të ketë masa edhe më të rënda.

Share200Tweet125
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

16/08/2022
Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

16/08/2022
Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

15/08/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In