• Latest
  • Trending
  • All
Qeveria pezullon 5 koncesione, por lë në fuqi privatizimet e Berishës që po rrjepin shqiptarët: Markimi i naftës, pullat fiskale, skanimi në dogana!

Qeveria pezullon 5 koncesione, por lë në fuqi privatizimet e Berishës që po rrjepin shqiptarët: Markimi i naftës, pullat fiskale, skanimi në dogana!

04/04/2020
Kampionati Europian i Sek*it, Erjona Sulejmani “fikson” fansat: Që tani e imagjinoj…

Kampionati Europian i Sek*it, Erjona Sulejmani “fikson” fansat: Që tani e imagjinoj…

07/06/2023
Enveri e adhuronte, kishte ndjenja për Musinin ndaj e burgosi! Dëshmia tronditëse e vajzës që u lind në Korfuz dhe vuajti 12 vite burg

Enveri e adhuronte, kishte ndjenja për Musinin ndaj e burgosi! Dëshmia tronditëse e vajzës që u lind në Korfuz dhe vuajti 12 vite burg

07/06/2023
A do mundet i dashuruari i shekullit Luiz të qendroi ca ditë vetëm?! Kiara nuk do ta shoqërojë Luizin gjatë koncerteve në SHBA!

A do mundet i dashuruari i shekullit Luiz të qendroi ca ditë vetëm?! Kiara nuk do ta shoqërojë Luizin gjatë koncerteve në SHBA!

07/06/2023
Me grushte e shkelma, vajzat zihen ashpër për një vend parkimi, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Me grushte e shkelma, vajzat zihen ashpër për një vend parkimi, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

07/06/2023
“Fluturimi për në Romë, 10 orë vonesë”/ Wizzair zhgënjen sërish udhëtarët, denoncimi: Kemi 2 ditë që presim në aeroportin e Barit me të moshuar e fëmijë

“Fluturimi për në Romë, 10 orë vonesë”/ Wizzair zhgënjen sërish udhëtarët, denoncimi: Kemi 2 ditë që presim në aeroportin e Barit me të moshuar e fëmijë

07/06/2023
Vajza që i bën “zbor” motorit: Më ndalojnë policët, por nuk më vënë gjoba

Vajza që i bën “zbor” motorit: Më ndalojnë policët, por nuk më vënë gjoba

07/06/2023
Një tjetër “skandal”?! Dy ish-banorët e “BBVA” shihen gjysmë të zhveshur në hotel

Një tjetër “skandal”?! Dy ish-banorët e “BBVA” shihen gjysmë të zhveshur në hotel

07/06/2023
“A e kalon dot pishinën tani?”, Luizi s’i ndahet Ronaldos, ja komenti epik i tij

“A e kalon dot pishinën tani?”, Luizi s’i ndahet Ronaldos, ja komenti epik i tij

07/06/2023
Askush nuk e priste! Veprimi i papritur që bëri Kristi ndaj ‘ish-vjehrrit’

Askush nuk e priste! Veprimi i papritur që bëri Kristi ndaj ‘ish-vjehrrit’

07/06/2023
Eklent Kaçi triumfon në UK Open

Eklent Kaçi triumfon në UK Open

05/06/2023
Gjermania “heq” Turqinë si destinacion pushimesh, “fërkon duart” Greqia

Mediat e Bosnjës nxisin qytetarët e tyre: Shkoni në Shqipëri, ju bie më lirsë se në Kroaci!

05/06/2023
6 vendet e vetme në rruzullin tokësor, ku dielli nuk perëndon ose lind për muaj të tërë!

6 vendet e vetme në rruzullin tokësor, ku dielli nuk perëndon ose lind për muaj të tërë!

05/06/2023
  • Kontakt
Wednesday, June 7, 2023
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qeveria pezullon 5 koncesione, por lë në fuqi privatizimet e Berishës që po rrjepin shqiptarët: Markimi i naftës, pullat fiskale, skanimi në dogana!

04/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Qeveria pezullon 5 koncesione, por lë në fuqi privatizimet e Berishës që po rrjepin shqiptarët: Markimi i naftës, pullat fiskale, skanimi në dogana!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emergjenca për shkak të Covid-19 ka detyruar qeverinë të bëjë një sërë ndryshimesh në buxhet, me qëllim sigurimin e fondeve për të përballuar situatën. Spitalet kanë nevojë për mjete, ndërkohë që po ashtu shumë biznese rrezikojnë falimentin, ndërsa mijëra qytetarë janë të papunë.

Qeveria alokoi një fond prej 120 milionë dollarë për të përballur situatën, duke ndërhyrë te koncesionet. Më saktë janë 5 koncesione të cilat janë pezulluar derisa të qetësohet situata dhe paratë që do të shkonin për privatin, po shpërndahen sipas sektorëve. Më konkretisht, është pezulluar koncesioni i Check-Up, i cili nuk funksionon për shkak të karantinës. Po ashtu është pezulluar koncesioni i laboratorëve, i cili do të jepej këtë vi. Gjithashtu është pezulluar koncesioni i mbetjeve, bashkë me dy koncesionet e rrugëve Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat.

Deri këtu gjithçka duket normale dhe duket një zgjidhje e mire që të hiqen paratë që do shkonin për privatin dhe t’i kalojnë shëndetësisë, bizneseve dhe qytetarëve. Por në një kohë kur 120 milionë dollarët e alokuar nuk janë të mjaftueshëm, pyetja lind, pse qeveria nuk pezullon koncesionet që po rrjepin shqiptarët për vite e vite me radhë?

Fjala vjen, një koncesion që tani nuk ka shumë vlerë është ai i skanimit në dogana. Kufijtë janë mbyllur dhe avionët, anije, apo kamionët janë shumë shumë të paktë. Kontrata e këtij koncesioni është peshqesh nga ish-kryeministri Berisha, i cili e firmosi dy muaj para zgjedhjeve të 2013. Ky shërbim është dhënë me koncesion shoqërisë “Rapiscan security” në vitin 2013, ku me shpejtësi u miratua ligji nr 123/2013 ” për miratimin e kontratës nëpërmjet Ministrisë së Financave si autoritet kontraktues dhe shoqërisë ‘Rapiscan Security’ si koncesionar për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve dhe automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit”. Kontrata për këtë koncesion u dha për 15 vjet dhe në të gjithë vendin u instaluan 5 skanerë në pikat kryesore doganore në Durrës, Morinë, Qafë Thanë, Kakavijë dhe Kapshticë kundrejt tarifës prej 39 euro për çdo skanim. Ky koncesion ka qenë gjithmonë i mbushur me problematika, por edhe në këtë situatë emergjente nuk preket.

Një tjetër koncesion pothuajse i pavlerë në këto momente është ai i markimit të karburanteve. Edhe ky koncesion është dhuratë e qeverisë “Berisha”. Po në vitin 2013, markimi i karburanteve ju dha kompanisë “GFI”, me afat 10 vjeçar për vlerën e 150 milionë euro. Për shkak të këtij koncesioni sot shqiptarët paguajnë plot 7 taksa për karburantin. Sipas kontratës, kjo kompani fiton 7 euro/ ton karburante. Ndërkohë sipas shoqatës së hidrokarbureve, kjo kompani ka zero perfomancë. “Sqarojmë se rezulton qartë se roli i këtij koncensionari në rregullimin sadopak të tregut është 0. Ngritja e tarifave mbi karburantet nga viti 2013 deri sot dhe rritja e konsumit çdo vit si mbas rritjes ekonomike nuk mund t’i njihet si meritë këtij koncesioni”, shprehej shoqata kohë më parë. Sot qarkullimi është i kufizuar. Vetë karburantet kanë reduktuar stafin, pasi furnizimi me karburant i automjeteve ka rënë ndjeshëm. Pse i duhet vendit ky koncesion, i cili fare mirë mund të pezullohej derisa të qetësohej situata.

Një tjetër koncesion që do të vijojë të gëzojë lekët e shqiptarëve është ai për pullat fiskale. Edhe ky koncesion u firmos nga ish-ministri i Financave Ritvan Bode. Koncesioni mes Ministrisë së Financave dhe shoqërisë krejtësisht anonime SICPA Holding SA, filloi punën në vitin 2011 dhe rezultoi një barrë e rëndë për buxhetin e shtetit dhe xhepat e qytetarëve dhe pa vlerë në luftën kundër kontrabandës.“SICPA” ka të drejtën ekskluzive dhe monopolin për të prodhuar dhe shitur pullat fiskale ndaj atyre shoqërive që tregtojnë alkool, duhan, birrë dhe ilaçe. Koncesioni i kushton biznesit miliona euro në vit, nga kjo vetëm 2% e vlerës derdhet në buxhetin e shtetit. Pra, koncesioni, përvetëson 98% të shumës. Çmimi i shitjes së pullave fiskale para marrëveshjes koncesionare ka qenë: Pullat fiskale të cigareve 0.49992 lekë/copa me TVSH dhe pullat fiskale të pijeve 1.20 lekë/copa me TVSH. Pas dhënies së koncesionit, çmimi i pullës fiskale ka ndryshuar si vijon: për duhanin 2.7 lekë, 4.4 lekë për alkoolin, 3 lekë për birrën dhe 2.9 lekë për ilaçet. Pra edhe ky është një koncesion që e dëmton shumë buxhetin e shteti dhe fare mirë mund t’i bashkohej listës së pezullimit.

Share204Tweet128
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kampionati Europian i Sek*it, Erjona Sulejmani “fikson” fansat: Që tani e imagjinoj…

Kampionati Europian i Sek*it, Erjona Sulejmani “fikson” fansat: Që tani e imagjinoj…

07/06/2023
Enveri e adhuronte, kishte ndjenja për Musinin ndaj e burgosi! Dëshmia tronditëse e vajzës që u lind në Korfuz dhe vuajti 12 vite burg

Enveri e adhuronte, kishte ndjenja për Musinin ndaj e burgosi! Dëshmia tronditëse e vajzës që u lind në Korfuz dhe vuajti 12 vite burg

07/06/2023
A do mundet i dashuruari i shekullit Luiz të qendroi ca ditë vetëm?! Kiara nuk do ta shoqërojë Luizin gjatë koncerteve në SHBA!

A do mundet i dashuruari i shekullit Luiz të qendroi ca ditë vetëm?! Kiara nuk do ta shoqërojë Luizin gjatë koncerteve në SHBA!

07/06/2023
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In