Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm publikoi një video mbresëlënëse ku tregonte projektin sesi do të bëhet së shpejti zona e Shirokës në Shkodër, e cila prej vitesh ishte lënë në harresë. Një qilim spektakolar do të veshë këtë zonë.
Mirëpo pikërisht në këtë postim qytetarët e kanë komentuar kryeministrin Edi Rama të cilët ngrenë shqetësimin për rrugët në qytetet e tyre.
“Po cfar qilimi o mjeshter. E di qe ka qytete qe kan nevoj per nje rruge cakull. Ti ma bo tapete hajde mendje hajde.”, shkruan një qytetar.
“Ma thuaj nje qytet me emer qe paska mbetur per cakull te lutem!”, i përgjigjet kryeministri Rama.
“Ta them une zoti kryeminister ke dy rruget PERMET- LESKOVIK dhe ERSEKE – LESKOVIK qe cdo qytetar i LESKOVIKUT te shkruan koment sa here publikon rruge edhe asnjeher nuk kthen pergjigje . Une kam jetuar Tirane dhe vija rralle ne qytetin tim qe e dua shume vetem per arsye te rruges. Nje qyteze e mbrekullueshme me njerez te mire me natyren e bekuar nga zoti me ujra termal qe jane lene ne meshire te fatit cdo gje e gjen ne ate qyteze. Mirpo u be 20 vjet qe asnji nga ju as uje te pishim nuk ju coni njerezve ne shtepi, ka aq uje ne male sa te mbahet e gjithe shqiperia dhe jo nje qyteze e vogel! Faleminderit!”, i përgjigjet një qytetar tjetër kryeministrit Rama.