• Latest
  • Trending
  • All
Shtatë njollat që komprometojnë zgjedhjet në PD

Shtatë njollat që komprometojnë zgjedhjet në PD

12/06/2021
“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

16/08/2022
Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

16/08/2022
Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

15/08/2022
FOTOT/  Kujdes nga tërbimi i “ujkut” të Skraparit!

FOTOT/ Kujdes nga tërbimi i “ujkut” të Skraparit!

15/08/2022
Njihuni me qytetet e pasura kineze ku pasagjerët lëvizin me taksi pa shofer

Njihuni me qytetet e pasura kineze ku pasagjerët lëvizin me taksi pa shofer

15/08/2022
Sherri Conte-Tuchel, çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

Sherri Conte-Tuchel, çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

15/08/2022
Nga koha tek jeta e përtejme, 10 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

Nga koha tek jeta e përtejme, 10 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

14/08/2022
“Perdja e zjarrit”! Ky është fenomeni i frikshëm që ndodhi gjatë natës shumë pranë Tiranës: U përfshinë disa qytete

“Perdja e zjarrit”! Ky është fenomeni i frikshëm që ndodhi gjatë natës shumë pranë Tiranës: U përfshinë disa qytete

14/08/2022
“Më dërgoi Zoti”! Futet në Gjykatë dhe i’u dorëzua rojës: Këngëtarit i njohur grek bënë “peshqesh” 1.5 milion euro policisë

“Më dërgoi Zoti”! Futet në Gjykatë dhe i’u dorëzua rojës: Këngëtarit i njohur grek bënë “peshqesh” 1.5 milion euro policisë

14/08/2022
Ngjarje e pazakontë! Nusja braktis të fejuarin në aeroport, i merr paratë dhe zhduket

Ngjarje e pazakontë! Nusja braktis të fejuarin në aeroport, i merr paratë dhe zhduket

14/08/2022
“Qetësohet” Ilir Meta

“Qetësohet” Ilir Meta

13/08/2022
Gazetarë britanikë zbarkojnë në “Londrën” e Shqipërisë: Familjet bosh, vajzat kanë mbetur beqare se nuk ka djem

Gazetarë britanikë zbarkojnë në “Londrën” e Shqipërisë: Familjet bosh, vajzat kanë mbetur beqare se nuk ka djem

13/08/2022
  • Kontakt
Friday, August 19, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Blog

Shtatë njollat që komprometojnë zgjedhjet në PD

12/06/2021
in Blog
A A
Shtatë njollat që komprometojnë zgjedhjet në PD
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Fituesi i zgjedhjeve për kreun e PD-së i paracaktuar në tavolinë. Listën e zgjedhësve e di vetëm Basha dhe rrethi i tij, anëtarësia u zvogëluar në mënyrë të mistershme nga 100 mijë në 75 mijë, komisionerët, administrata dhe burimet e parisë nën kontrollin e plotë të Bashës

Rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike do të votojnë nesër për të zgjedhur mes Lulzim Bashës, Agron Shehajn, Edit Harxhit dhe Fatbardh Kadillit, për drejtimin e partisë deri pas zgjedhjeve parlamentare të 2025. \

Procesi zgjedhor në PD karakterizohet nga mungesa e transparencës dhe pabarazia, ndërsa mbart disa njolla, deformime, shkelje statutore dhe pikëpyetje, duke ngritur dyshime të forta për paracaktim të fituesit, konkretisht për rikonfirmim të Lulzim Bashës në krye të PD përmes një farse zgjedhore.

Lulzim Basha, i mbështetur në heshtje nga Sali Berisha, ka organizuar një proces zgjedhor të tillë, duke u mohuar të drejtat më elementare kandidatëve të tjerë për drejtimin e partisë pas shtatë humbjeve radhazi në 8 vite. Po cilat janë elementet që komprometojnë rëndë zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, duke e kthyer procesin thjeshtë në përsëritjen e farsës së 2013 dhe 2017?

Lista sekrete e votuesve

Elementi më komprometues është fshehja dhe përpunimi në errësirë i listës së anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët kanë të drejtën e votës, një fenomen ky i përsëritur edhe në zgjedhjet e 2013 dhe 2017, madje i denoncuar me forcë nga rivalët e Lulzim Bashës, përkatësisht Sokol Olldashi në 2013 dhe Eduard Selami në 2017. Edhe në zgjedhjet e 13 qershorit 2021, listën e anëtarëve të PD që do të votojë për kryetarin e partisë, e di vetëm Lulzim Basha dhe rrethi i tij.

Tre kandidatëve të tjerë u është mohuar lista, me pretendimin qesharak të mbrojtjes së të dhënave personale. “Ne kemi një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili nuk e lejon publikimin e listave”, ka pohuar Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana. Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli kanë bërë fushatë pa e ditur se cilit votues t’i drejtohen, një standard ky i papranueshëm dhe e paimagjinueshëm për një proces zgjedhor normal.

Pretendimi i shkeljes së të dhënave personale është një alibi, për kontrollin e listës dhe procesit, pasi partitë politike në vendet më demokratike të botës, i kanë listat e anëtarësisë publike. Nga ana tjetër, nëse lista do të ishte fshehtë, sekreti do të ishte i vlefshëm për të gjithë kandidatët. Në rastin konkret, lista e anëtarësisë është vetëm në duar e Lulzim Bashës, në konflikt interesi, pasi Basha është kandidat.

Misteri i zhdukjes së 25 mijë anëtarëve

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka deklaruar se janë 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e 13 qershorit 2021. Jemin Gjana ka qenë kryetar i Komisionit Zgjedhor edhe në korrik të vitit 2017, ku u konfirmuar Lulzim Basha në krye të PD-së. Katër vite më parë, Jemin Gjana, deklaronte se PD-ja kishte 100 mijë anëtarë me të drejtë vote. Pas katër vitesh, janë 25 mijë më pak. Mbetet mister çfarë ka ndodhur? Janë hequr 25 mijë anëtarë në mënyrë arbitrare? Janë larguar 25 mijë anëtarë nga PD me vullnetin e tyre dhe PD ka bërë një proces korrektimi apo shifra prej 100 mijë anëtarësh e deklaruar në 2017 ka qenë fiktive?! Deri më sot nuk ka asnjë shpjegim nga selia blu me në krye Lulzim Bashën.

Administrata zgjedhore kontrollohet nga Basha

A do ta pranonte Partia Demokratike që zgjedhjet në Shqipëri të administroheshin vetëm nga komisionerët të propozuar nga Partia Socialiste? Këtë ‘standard’ Lulzim Basha po e zbaton në PD. Pasi mori sinjalin nga Berisha për të vijuar drejtimin e partisë edhe pas humbjes së fundit, Basha emëroi në mënyrë të njëanshme anëtarët dhe kryetarin e Komisionit Zgjedhor në PD.

Ata janë Jemin Gjana kryetar, si dhe anëtarët Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani, që të gjithë të besuar të Bashës, fakt i denoncuar edhe nga kandidatët. Krahas komisionit kryesor, Basha ka diktuar të besuarit e tij edhe në 76 qendrat votimit që janë ngritur në 71 degë të PD-së. Në konflikt interesi në shkelje të barazisë në garë, Basha ka caktuar edhe numëruesit e votave. Rivalët e tij Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli kanë të ‘drejtë’ vetëm të vëzhgojnë procesin në distancë.

Agron Shehaj nuk i pranohen komisionerët

Komisioni Zgjedhor në PD, i kontrolluar nga Basha, ka refuzuar listën me kandidatë për anëtarë të komisioneve të votimit, propozuar nga Agron Shehaj, kandidat për drejtimin e Partisë Demokratike. Lista është refuzuar katër ditë para procesit të votimit, me argumentin se anëtarët e propozuar nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike. Nga ana e tij, Shehaj pretendon se kandidatët e propozuar janë anëtarë të PD, por nuk dihet se pse nuk figurojnë në listën që disponojnë vetëm Basha dhe rrethi i tij.

Caktimi i datës së zgjedhjeve në mënyrë të njëanshme

Si rrallë ndonjëherë, mes kandidatëve për drejtimin e Partisë Demokratike nuk kanë dakordësi as për datën e zgjedhjeve. Pasi vendosi të mos largohej nga drejtimi i PD, me alibinë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ishin vjedhur, Lulzim Basha, me mbështetjen në heshtje të Sali Berishës, caktoi datën 13 qershor për zgjedhjet në parti.

Basha nxitoi për të hapur procesin zgjedhor dhe caktuar një datë sa më të afërt, duke mos u lënë kohë rivalëve në parti për t’u organizuar dhe hartuar alternativat e tyre. Sipas kandidatëve që sfiduan Bashën për të marrë drejtimin e PD-së “Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë por eliminimin e debatit në radhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar”.

Përdorimi i administratës dhe burimeve të PD-së

Lulzim Basha nuk dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Basha vendosi të rikandidonte, duke qëndruar në krye të PD-së. Gjatë fushatës për zgjedhjet në PD, Basha ka përdorur në tërësi administratën e Partisë Demokratike dhe burimet financiare të partisë. Degët e PD-së dhe selia qendrore janë njësuar me fushatën e Lulzim Bashës. Në zgjedhjet e 13 qershorit 2021, Basha hoqi dorë edhe nga ‘ngrirja’ e funksioneve, standard që ndoqi në 2017.

Sabotim i fushatës së rivalëve të Bashës

Fushata e rivalëve të Lulzim Bashës është sabotuar me urdhër nga selia blu, përmes degëve të partisë, pas intensifikimit të kritikave nga ana e tyre. Në disa qytete të vendit, kandidatët për drejtimin e PD-së hasën në vështirësi për të organizuar takime, për prezantimin e platformave të tyre, pasi anëtarët kishin marrë urdhër për të marrë pjesë. Në raste të tjera, si në Shkodër, kandidatë rivalë u akuzuan nga anëtarësia si përçarës, akuzë kjo e artikuluar nga Basha. /Shqiptarja.com

Share198Tweet124
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

“Gjithmonë kam insistuar për…”! Ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo

16/08/2022
Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

16/08/2022
Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

Moderatoret me “stil” që më bën hasëm me gjyshin

15/08/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In