• Latest
  • Trending
  • All
Vazhdon numërimi i votave në SHBA, rritet epërsia e demokratit Biden

Vazhdon numërimi i votave në SHBA, rritet epërsia e demokratit Biden

05/11/2020
Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

09/08/2022
Biznesmeni Gjergj Luca, biznesmeni më i madhe në tregun e peshkimit, bën surprizën e radhës

Biznesmeni Gjergj Luca, biznesmeni më i madhe në tregun e peshkimit, bën surprizën e radhës

09/08/2022
Grabitën me dhunë një turist në mes të Milanos, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Grabitën me dhunë një turist në mes të Milanos, arrestohen dy të rinj shqiptarë

09/08/2022
Gomonia përplas një makinë në rrugë në Shëngjin, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët

Gomonia përplas një makinë në rrugë në Shëngjin, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët

09/08/2022
Torollake, që nuk di të këndojë. Ia tregoj qejfin! Këngëtari shqiptar kërcënon Elvana Gjatën

Torollake, që nuk di të këndojë. Ia tregoj qejfin! Këngëtari shqiptar kërcënon Elvana Gjatën

09/08/2022
Si u ble në ankand Perandoria Romake nga Didius Julianus?

Si u ble në ankand Perandoria Romake nga Didius Julianus?

09/08/2022
Flet motra e Ornelës: ‘E vrau Florindi bashkë me ëngjëllin në bark! Ishte i shtruar në klinikën psikiatrike, mjekët e paralajmëruan’

Flet motra e Ornelës: ‘E vrau Florindi bashkë me ëngjëllin në bark! Ishte i shtruar në klinikën psikiatrike, mjekët e paralajmëruan’

09/08/2022
Ofendimet anti-shqiptare, fansat kundër United për Arnautoviç

Ofendimet anti-shqiptare, fansat kundër United për Arnautoviç

08/08/2022
Djalit të politikanit të njohur i kapet një shumë e madhe parash në makinë të fituara në kazino me hile, në bashkëpunim me kuperin

Djalit të politikanit të njohur i kapet një shumë e madhe parash në makinë të fituara në kazino me hile, në bashkëpunim me kuperin

08/08/2022
Greqia me të ardhura rekord nga sezoni turistik

Greqia me të ardhura rekord nga sezoni turistik

08/08/2022
Këta janë të rinjtë që i zunë pritë Luigj Markut, i kishin bërë be që do ta kapnin

Këta janë të rinjtë që i zunë pritë Luigj Markut, i kishin bërë be që do ta kapnin

08/08/2022
VIDEO që po ‘thyen’ rrjetin/ Degjeneron keq situata, studio e TV kthehet në “ring boksi”: Deputeti rreh pa mëshirë gazetarin, i vjen në ndihmë edhe truproja e tij, arrestohet!

VIDEO që po ‘thyen’ rrjetin/ Degjeneron keq situata, studio e TV kthehet në “ring boksi”: Deputeti rreh pa mëshirë gazetarin, i vjen në ndihmë edhe truproja e tij, arrestohet!

08/08/2022
  • Kontakt
Tuesday, August 9, 2022
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Bota

Vazhdon numërimi i votave në SHBA, rritet epërsia e demokratit Biden

05/11/2020
in Bota
A A
Vazhdon numërimi i votave në SHBA, rritet epërsia e demokratit Biden
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Amerikanët po presin të enjten të shohin nëse numërimi i votave në disa shtete do ta bëjë të qartë fituesin e zgjedhjeve presidenciale, një ditë pasi fitoret në dy shtete vendimtare i rritën shanset për ish-nënpresidentin Joe Biden dhe fushata e Presidentit Donald Trump ndërmori një sërë sfidash ligjore.

Organizatat e mediave amerikane ende nuk kanë nxjerrë parashikimet për fituesit në gjashtë shtete: Alaska, Arizona, Xhorxha, Nevada, Karolina e Veriut dhe Pensilvania.

Sipas parashikimeve të tyre nga e mërkura, zoti Biden është fitues në Miçigan dhe Uiskonsin, dy shtete ku zoti Trump fitoi në zgjedhjet e vitit 2016.

“Nuk po dal për të deklaruar se kemi fituar, por për të thënë se kur të përfundojë numërimi, ne besojmë se do të jemi fituesit,” tha zoti Biden të mërkurën pasdite.

Zoti Biden mund ta arrijë pragun e 270 votave në Kolegjit Zgjedhor, i nevojshëm për të fituar zgjedhjet nëse ruan epërsinë në Arizona dhe Nevada.

Sipas sistemit të Kolegjit Zgjedhor, fituesi i votës popullore në secilin shtet – me përjashtim të Meinit dhe Nebraskës, merr të gjitha votat elektorale të shtetit.

Shtetet nuk e deklarojnë zyrtarisht fituesin para se të numërohen të gjitha votat, por organizatat e mediave parashikojnë fituesin kur ata arrijnë në përfundimi se nuk kanë mbetur aq vota të panumëruara sa të ndryshojë rezultatin.

Zoti Biden gjithashtu kryeson përsa i takon votës popullore në shkallë kombëtare. Deri të enjten në mëngjes ai kishte siguruar 71.6 milionë vota, krahasuar me 68.1 milion vota të hedhura për zotin Trump, sipas Edison Research dhe Associated Press. Me një numër të lartë votuesish të hershëm, numri i përgjithshëm i vouesve për vitin 2020, sipas disa vlerësimeve, mund të arrijë në 150 milionë ose më shumë, një shifër rekord.

Shanset e Presidentit Trump

Megjithatë, presidenti Trump ka ende një rrugë drejt fitores nëse prirja e votave ndryshon gjatë numërimit në ndonjë nga shtetet ku zoti Biden kryeson. Presidenti po udhëheq në shtete të tjera, ku parashikimet për fituesin nuk janë bërë ende: Pensilvania, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Alaska. Nëse i siguron ato, por nuk arrin të ndryshojë prirjen tek një nga shtetet ku zoti Biden kryeson, zoti Trump do të përfundonte me 268 vota elektorale, më pak sesa totali i nevojshëm për të fituar.

Në Pensilvani, aktualisht po numërohen më shumë se 1 milion fletëvotime me postë. Fushata e zotit Biden tha se ka fituar 78% të votave me postë në Pensilvani. Rezultatet në atë shtet nuk priteshin deri të enjten ose të premten.

Fushata e zotit Biden i kishte bërë thirrje mbështetësve të votonin me postë për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa zoti Trump ka denoncuar votimin përmes postës si metodë për manipulim.

Fushata e zotit Trump tha të mërkurën se do të kërkojë një rinumërim të votave në Uiskonsin, ku zoti Biden kryeson me rreth 20,000 vota dhe ka ngritur një proces gjyqësor duke kërkuar të ndalojë numërimin në Miçigan, ku zoti Biden kryeson me mbi 35,000 vota. Pjesëtarë të ekipit të presidentit në Pensilvani, ku Trump kryesonte në një moment me rreth 389,000 vota, janë gjithashtu duke ngritur sfida ligjore për të ndaluar numërimin e fletëve të votimit me postë.

Fushata e zotit Trump gjithashtu depozitoi një padi në Xhorxhia të mërkurën duke i kërkuar një gjyqtari të urdhërojë zyrtarët shtetërorë të zgjedhjeve të ndjekin ligjin në ruajtjen dhe numërimin e fletëve të votimit që mungojnë, sipas The Associated Press.

Herët në mëngjes të mërkurën, Presidenti Trump pretendoi fitoren në zgjedhje, pavarësisht nga fakti se numërimi i votave ishte duke vazhduar dhe bëri akuza të pabazuara për mashtrim elektoral.

“Ne do të shkojmë në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara. Ne duam që të gjitha votimet të ndalojnë. Nuk duam që të gjejnë ndonjë fletë votimi në orën 4 të mëngjesit dhe t’i shtojnë ato në listë”, tha Trump.

Hans von Spakovsky, një ish anëtar i Komisionit Federal të Zgjedhjeve aktualisht me Fondacionin konservator të Heritage, tha se ai parashikon që sfidat ligjore të kontestojnë “numërimin e fletëve të votimit, mospranimin e numërimit të fletëve të votimit që mungojnë, si edhe zgjatjen e afatit për numërimin e votave në mungesë”.

Në Pensilvani, tha ai, ekipi i zotit Trump ka të ngjarë të sfidojë ligjshmërinë e një vendimi të Gjykatës së Lartë të Shtetit që fletët e votimit të postuara ditën e zgjedhjeve, të lejohen të numërohen nëse posta i dorëzon ato në ditët në vijim.

Ndasi partiake

Cilido të fitojë presidencën mund të përballet me një Kongres të ndarë.

Demokratët kanë dështuar, deri tani, në përpjekjet e tyre për të fituar kontrollin e Senatit, ku Republikanët aktualisht mbajnë një shumicë 53-47.

Demokratët fituan gara në Kolorado dhe Arizona, por humbën një vend senati në Alabama, dhe nuk arritën t’u marrin vendet senatorëve republikanë Lindsey Graham nga Karolina e Jugut dhe Susan Collins nga Mein, që mendohej se ishin të rrezikuar.

Tre gara të Senatit mbeten të ngushta, por rezultatet në disa shtete, të tilla si Xhorxha, e cila do të zhvillojë një balotazh në janar për të zgjedhur një senator, ka të ngjarë të mos dihen shpejt.

Demokratët do të mbajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve por nuk e zgjeruan shumicën e tyre siç ishte parashikuar nga sondazhet para zgjedhjeve.

Nëse zoti Trump fiton një mandat të dytë, nuk “do të ketë shumë shanse për bashkëpunim dypartiak”, pasi presidenti ka pasur një marrëdhënie të ashpër me demokratët e kongresit, tha John Aldrich, një profesor i politikës në Universitetin Duke.

Zoti Biden mund të jetë në gjendje që të shtrijë dorën e bashkëpunimit, ndërsa ka theksuar në fushatën e tij nevojën për të lënë pas ndarjen e thellë partiake në vend, tha Prof. Aldrich.

“Që të bëjmë përparim, duhet të ndalojmë së trajtuari kundërshtarët tanë si armiq. Ne nuk jemi armiq,” tha Biden të mërkurën.

Share198Tweet124
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

Qeni i vardiset keq pushueses, i tërheq rrobat e banjos dhe do ta zhveshë me çdo kusht! (Video)

09/08/2022
Biznesmeni Gjergj Luca, biznesmeni më i madhe në tregun e peshkimit, bën surprizën e radhës

Biznesmeni Gjergj Luca, biznesmeni më i madhe në tregun e peshkimit, bën surprizën e radhës

09/08/2022
Grabitën me dhunë një turist në mes të Milanos, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Grabitën me dhunë një turist në mes të Milanos, arrestohen dy të rinj shqiptarë

09/08/2022
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In